Gazetarja kineze flet shqip dhe tregon çfarë ka ndodhur deri tani me...

Gazetarja kineze flet shqip dhe tregon çfarë ka ndodhur deri tani me Coronavirusin

133
0
Shares

Viktimat e coronavirusit në Kinë janë rritur në 25 ndërsa rastet e infeksionit janë 616.

Një qytet në Kinë ku e ka origjinën edhe virusi është tashmë në karantinë. Ndërkohë që është zbuluar se ky virus ka ardhur nga gjarpërinjtë.

Në lidhje direkte në Top Channel ishte gazetarja e redaksisë së gjuhës shqipe në radion e jashtme të Kinës Zhang Yan, e cila njihet dhe me emrin shqiptar Zana.

Autoritet kanë marrë shumë masa, dhe po bëhet gjithçka për mospërhapjen më tej të virusit. Këshillohet evitimi i lëvizjeve të shpeshta si dhe pjesëmarrja në evente publike. Njerëzit kanë filluar të blejnë alkool mjekësor, dhe të mbajnë maska”, tha ajo.

Të gjitha shërbimet e transportit janë mbyllur por edhe shumë vende të botës kanë anuluar fluturimet drejt këtij qyteti, ndërkohë banorët e Ëuhan duan të braktisin qytetin por nuk munden.

Dyshohet se vjen nga gjarpërinjtë e pikërisht nga kobra apo kraiti kinez pasi këto lloje gjendet shumë të përhapura në këtë rajon.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY