Dyshohet se vrau prindërit e tij, kush është 35-vjeçari i shpallur në...

Dyshohet se vrau prindërit e tij, kush është 35-vjeçari i shpallur në kërkim

371
0
Shares

Durim e Suada Hadri u gjetën të vdekur pasi ishin goditur secili me nga një plumb të armës, në shtëpinë e tyre në Prizren. Çifti që jetonin në Suedi nuk dihet ende se si u vranë, por policia po e kërkon të birin e tyre, i cili iku nga Kosova po në ditën që ndodhi krimi, e ende nuk është bërë ‘i gjallë’

Në vendin e ngjarjes u gjenden vetëm dy viktima, një armë dhe disa gëzhoja plumbash. Pjesëtarët e familjes Hadri, dyshohet se u vranë dy ditë më parë.

I biri i dy viktimave, Adriatik Hadri 35 vjeç, u largua nga Kosova për në Maqedoni e më pas në Greqi më 20 janar, në ditën kur besohet se ndodhi krimi. Që prej asaj dite, familjarët nuk po mund të bien në kontakt me të. Në fakt, personi në fjalë është ‘fantazmë’ edhe në rrjetet sociale, të cilat sot përdoren shumë.

Në një faqe suedeze, merifo.se ku ka të dhëna rreth banorëve që dalin prej departamenteve të Qeverisë, është edhe emri i Hadrit, ndonëse aty nuk tregohen shumë detaje rreth tij.

Adriatik Hadri ka lindur më 23 janar të 1984 dhe jeton në Stokholm. Ai ka banuar me qira në një lagje të quajtur Vastermalm.Mirëpo, në këtë faqe nuk ka fotografi të tij, të dhëna rreth punës që bën, familjes e detaje të tjera.

Ndërkaq, as në rrjetet sociale nëpër internet, ai nuk ka as edhe një llogari private ndërsa as familjarët nuk kanë ndonjë fotografi të publikuar me të.

Kujtojmë që Prokuroria ka bërë të ditur se është duke i hetuar të gjitha rrethanat të cilat ndërlidhen me rastin dhe që mund të zbardhin ngjarjen.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme policia ka marrë në pyetje edhe dy fëmijët e tjerë të çiftit Hadri, të cilët pas marrjes së lajmit për vrasjen e prindërve të tyre, kanë ardhur nga Suedia në Kosovë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY