Haradinaj: SHBA nuk ka qene per ndarjen e Kosoves, Rama loboi ndarjen,...

Haradinaj: SHBA nuk ka qene per ndarjen e Kosoves, Rama loboi ndarjen, ja faktet

110
0
Shares

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj foli në Open në Top Channel edhe për çështjen e shumë përfolur për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Haradinaj më herët tha se padia e Ramës është një akt i turpshëm ndaj një personi që ka mbrojtur Kosovën nga ndarja.

Ne vijim Haradinaj tha se SHBA ska qenë kurrë pro ndarjes së Kosovës. Në qëndrimet e saj SHBA thotë se ju lamë juve pak hapur për të dialoguar, por nuk ka qenë asnjëherë pro ndarjes- tha Haradinaj.

Ne vijim Haradinaj tha se u kërkoj falje popullit shqiptar. Padia e Ramës është një akt i turpshëm. Rama ka qenë ideator dhe ka lobuar për ndarjen e Kosovës- tha Haradinaj. Rama e ka konfirmuar kete qellim ne tavolina face to face, edhe me tre veta, kater veta kur perpiqej qe ta na mbushte mendjen se duhej ndarja e Kosoves.

Po ju insitoni që ai ka qenë pro ndarjes sepse Rama nuk ka një qëndrim konkret- e pyeti Eni Vasili.

Po ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emission që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent.

“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, tha Haradinaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY