Berisha tregon nese ka marreveshje Basha-Rama

Berisha tregon nese ka marreveshje Basha-Rama

76
0
Shares

Ish Kryeministri Berisha i ftuar ne emisioniin Opinion, u pergjigj ne pyetjen nëse ka një marrëveshje të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas paktit për reformën zgjedhore. Berisha tha:  Ju garantoj, në dijeninë time në mënyrë absolute asnjë marrëveshje! Ju garantoj që jo, në vlerësimin tim dhe në dijeninë tim!

Po analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti ish kryeministri se a kishte dijeni për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në një vend të BE-së.

Lorenc Vangjeli: Një pyetje konkrete doktor. A keni dijeni ju që Basha dhe Rama janë takuar këtë janar në një shtet mik i Shqipërisë, domethënë jashtë Shqipërisë. Një takim i cili mundtë shënojë 6 vjetorin e një marrëdhënie të tyre të veçantë me ulje me ngritje, dashuri dhe urrejtje. Nga shtatori i 2014, po iu flas për janarin e 2020. Në dijeni tuaj dhe pas shpinës tuaj.

Sali Berisha: Lorenc e di ku e kam fjalën unë. Keqardhja ime është se bie viktim e zyrës Fuga. Me të gënjy Fuga ty. Kupton apo jo? Ti mund ta gënjesh 100 herë, po jo ai ty. Të garantoj që jo.

Lorenc Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në një foto Bashën duke buzëqeshur pas Ramës me të njëjtën buzëqeshjen që ka pasur Trumpin.

Sali Berisha: Nxjerre!

Lorenc Vangjeli: Supozojmë thash…

Sali Berisha: Të viktimizojë Fuga është me të shku njeriu kot. /Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY