Noel Disha mohon vrasjen e Vilsonit te Astiri. Ka edhe nje piste...

Noel Disha mohon vrasjen e Vilsonit te Astiri. Ka edhe nje piste tjeter

464
0
Shares

Personi i vetdorezuar ne policu, i dyshuar per vrasjen e 28-vjeçarit, Vilson Tafçiu në “Astir” tre ditë më parë,  nuk ka pranuar akuzat.

Noel Disha mësohet të ketë thënë përpara grupit hetimor se nuk ka lidhje me vrasjen. “S’kam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Ndërsa policia po vazhdon hetimet, një pistë tjetër ku grupi hetimor po punon është edhe ajo e xhelozisë. Hetimet janë përqendruar në pistën e xhelozisë pasi dyshohet se viktima Vilson Tafçiu ka patur lidhje dashurore me një grua të martuar.

Nuk janë bërë me dije detaje të tjera për deklarimet e Dishës përpara oficerëve të policisë. Noel Disha dyshohet si autori i vrasjes së 28 vjecarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e të hënës në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Ai qëndroi tre ditë në arrati pas krimit, për t’u vetëdorëzuar vetëm ditën e sotme me ndërmjetësimin e familjarëve të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY