Këto janë kompanitë që morën më shumë para nga qeveria për 2019

Këto janë kompanitë që morën më shumë para nga qeveria për 2019

80
0
Shares

Fusha shpk, Gjoka Konstruksion dhe Alb-Star jane 3 kompanitë që arkëtuan më shumë para prej kontratave me qeverine gjatë vitit 2019.

Të dhëna të analizuara nga BIRN treguan segjatë vitit të shkuar Fusha shpk arkëtoi €32,5 milionë (3,9 miliardë lekë), Gjoka Konstruksion €26,5 milionë (3,1 miliardë lekë) dhe Alb-Star €19 milionë (2,3 miliardë lekë).

Lista prej 10 kompanive që arkëtuan më shumë zgjatet me:

  1. 4 A-M €18 milionë (2,1 miliardë lekë)
  2. Kastrati dhe Kastrati sh.a €17 milionë (2 miliardë lekë)
  3. Alba Konstruksion €16 milionë (1,9 miliardë lekë)
  4. D&E €14 milionë (1,7 miliardë lekë)
  5. Gjikuria €13,5 milionë (1,6 miliardë lekë)
  6. Alb Tiefbau €11,5 milionë (1,4 miliardë lekë)
  7. Infosoft Systems €11,3 milionë (1,4 miliardë lekë)

1.Fusha shpk
Për vitin 2019 arkëtoi €32.5 milionë. Një vit më parë €28 milionë dhe në vitin 2017 €23 milionë. Kompania është angazhuar në disa projekte ndërtimore – si për shembull Sheshi Skënderbej, apo projekti për Teatrin Kombëtar – dhe shërbime si pastrim qyteti. Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë ishin punëdhënësit kryesorë. Fusha rezulton kontraktori më i madh i punëve publike përgjatë katër viteve të fundit me pagesa totale rreth €100 milionë (12.3 miliardë lekë) për periudhën 2016-2019.

2.Gjoka Konstruksion
Per vitin 2019 arkëtoi €26,5 milionë. Gjoka Konstruksion fitoi shumicën e kontratave me kompaninë dytësore Gjoka 87 e krijuar për zbatimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e Rrugës së Arbrit. Përmes kësaj kompanie ajo mori dy pagesa me vlera 2,5 miliardë lekë dhe 630 milionë lekë. Gjoka Konstruksion e fitoi koncesionin për Rrugën e Arbrit si e vetmja që paraqiti ofertë me vlerë mbi €275 milionë (33,6 miliardë lekë). Gjatë vitit 2019 kjo kompani u akuzua për mashtrim nga Autoriteti Rrugor (ARRSH) në ofertën për tunelin e rrugës Kardhiq-Delvinë dhe u skualifikua dy herë nga gara. Gjoka Konstruksion akuzoi për manipulime drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato, e cila dha dorëheqjen ndërsa Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku anuloi tenderin.

3.Alb-Star
Për vitin 2019 arkëtoi €19 milionë. Kompania njihet për ndërtime rrugësh me punëdhënës kryesor ARRSH-në, FSHZH dhe Bashkinë Tiranë. Kjo e fundit e ka paguar €2,9 milionë (347 milionë lekë) për ndërtimin e parkingut nëntokësor në Sheshin Italia – përballë Stadiumit Kombëtar, ndërtuar nga e njëjta kompani me një marrëveshje jo transparente me FSHF-në dhe qeverinë.

4.Kompania 4A-M
Arkëtoi në vitin 2019 rreth €18 milionë. Punëdhënëse ishin shumë institucione publike, nga Bashkia Tiranë te Bashkia Kamëz apo ARRSH. Kompania është themeluar në vitin 2009 dhe për punë publike u pagua €12,5 milionë në vitin 2018 dhe €14 milionë në vitin 2017.

5.Kastrati
Për vitin 2019 arkëtoi rreth €17 milionë. Pagesat i përfitoi përmes kompanive Kastrati dhe Kastrati sh.a kryesisht për furnizim me karburant. Afërsisht të njëjtën shumë arkëtoi edhe vitin 2018. Kompania tjetër nën zotërimin e grupit Kastrati, Albsig, siguroi rreth 400 mijë euro për sigurime nga institucionet publike, rreth 230 mijë më shumë se një vit më parë.

6.Alba Konstruksion
Për vitin 2019 arkëtoi rreth €16 milionë për punime të kryera për rrugë, ndërtesa publike apo ujësjellësa e kanalizime. Në vitin 2018 kjo kompani pati arkëtuar €10 milionë dhe në vitin 2017 rreth €8 milionë.

7.D&E
Arkëtoi në 2019-ën €14 milionë. Punëdhënësja kryesore e kompanisë ishte ushtria shqiptare me kërkesa për materiale dhe veshmbathje. Në vitin 2013 ajo ishte fituese – bashkë me Alfredo Grassi spa – e kontratës 7-vjeçare me vlerë rreth 13,5 milionë euro për furnizimin e ushtrisë me veshje. Në tenderin për këtë kontratë 4 ofertat më të ulëta u skualifikuan për mosplotësim kriteresh.

8.Gjikuria
Arkëtoi rreth €13,5 milionë në vitin 2019 për punë publike. Në vitin 2018 pati arkëtuar rreth €24 milionë dhe në vitin 2017 rreth €16 milionë. Në fund të vitit 2018, Gjikuria u shpall fituese e koncesionit për ndërtimin e rrugës nga Orikumi në Dukat, oferta e së cilës ishte e barabartë me 99.96% të fondit limit.

9.Alb Tiefbau
U pagua me rreth €11,5 milionë për punë publike të kryera në vitin 2019. Punëdhënëse kryesore ishin FSHZH dhe Bashkia Vau i Dejës. Një vit më parë pati arkëtuar €9 milionë euro dhe në vitin 2017 €5,5 milionë.

10.Infosoft Systems
Për vitin 2019, kompania, e cila punon në fushën e teknologjisë arkëtoi rreth €11 milionë nga institucionet publike. Një vit më parë kishte arkëtuar rreth €5 milionë ndërsa në vitin 2017 rreth €9 milionë. Pagesat kryesore drejt kësaj kompanie janë nga Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit (AKSHI) për një kontratë të njohur si “Marrëveshja mes Këshillit të Ministrave dhe Microsoft Corporation për partneritet strategjik”.

Kompani të tjera të cilat përfituan pagesa të majme për vitin 2019 janë Integrated Energy BV dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier. Dy kompanitë koncesionare të inceneratorëve arkëtuan së bashku rreth €14.5 milionë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY