Policia e shtetit njoftoi se është vetëdorëzuar autori që kreu vrasjen e Vilson Tafçiut në Tiranë pranë Unazës së re.
Sipas policise, pas ushtrimit të trysnisë dhe bashkëpunimit me familjarët e autorit të dyshuar, ditën e sotme është vetëdorëzuar Noel Dishi.
Dishi dyshohet se pas një konflikti të çastit ka vrarë Vilson Tafçiun i cili ndodhej në ambientet e një lokali në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
I dyshuari si autori i vrasjes në Astir Noel Dishi, dyshohet se ka nxjerrë në pritë të riun me origjinë nga Peshkopia, Vilson Tafçiun.
Për shkak të problemeve me drejtësinë, Vilsoni kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij disa vite më parë nga Vilson Noka në Tafçiu.
Ky i fundit ka pasur një të shkuar kriminale. Ai dyshohet si i përfshirë në trafiqe droge, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca më 6 nëntor të 2018 pasi kishte kryer 8 muaj burg.
Njoftimi i Policisë:
“Structural e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të veprimeve për kapjen e autorit të vrasjes së shtetasit V. T, ngjarje e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020, në Astir, ka ushtruar kontrolle të pandërprera.
Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolleve të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara dhe si rezultat i bashkëpunimit me familjarët para pak minutash u dorëzua në DVP Tiranë autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit ka vrarë shtetasin V. T.
Në bashkëpunim me prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/