“Mbyllen hetimet për DH Albania”, PD denoncon: Prokuroria nxorri një 26-vjeçar mashtrues,...

“Mbyllen hetimet për DH Albania”, PD denoncon: Prokuroria nxorri një 26-vjeçar mashtrues, asnjë zyrtar i arrestuar

103
0
Shares

Partia Demikratike ka reaguar pas lajmit se Prokuroria ka mbyllur hetimet për aferën e DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari.

Nga selia blu, ish-deputeti Agron Shehaj u shpreh se kjo tregon implikimin Ramës dhe Gjiknurit në aferën korruptive dhe mbrojtjen e tyre nga Prokuroria.

Shehaj zbardh disa nga vendimet qe rezultojne ne dosjen embyllur, ku faji per akuzen e falsifikimit i eshte lene nje 26-vjeçari, gje te cilen Shehaj e cileson mashtrim dhe fshehje te vertete.

“Prokuroria pretendon se 26 vjeçari ka mashtruar; Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe OST-ne, duke fituar dy tendera prej 28 milionë euro.

Sipas prokurorisë, ky 26 vjeçar ka negociuar për javë të tëra dy kontrata të sofistikuara teknike, me dhjetëra specialistë, drejtues dhe funksionarë të shtetit, dhe ata nuk kanë kuptuar asgjë”,-shprehet Shehaj.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, AGRON SHEHAJ

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për aferën DH Albania, të vjedhjes dhe pastrimit të 28 milionë eurove, me anë të një kompanie fantazmë.

Në mënyrë kriminale, Prokuroria ka rrëzuar akuzat për korrupsion, për shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Ajo ka dërguar në Gjykatë vetëm akuzën qesharake për fallsifikim dokumentash, akuzë e cila dënohet vetëm me gjobë ose disa muaj burg.

Asnjë zyrtar shtetëror nuk është akuzuar. Asnjë. Zero.

Prokuroria ka nxjerrë përfundimin se gjithçka ka qenë vepër e një 26 vjeçari, që ka vepruar i vetëm, pa asnjë bashkëpunëtor.

Prokuroria pretendon se 26 vjeçari ka mashtruar; Ministrinë e Transportit dhe Energjetikës, Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, dhe OST-ne, duke fituar dy tendera prej 28 milionë euro.

Sipas prokurorisë, ky 26 vjeçar ka negociuar për javë të tëra dy kontrata të sofistikuara teknike, me dhjetëra specialistë, drejtues dhe funksionarë të shtetit, dhe ata nuk kanë kuptuar asgjë.

Ky është nje nga përfundimet më qesharake dhe më skandaloze, në historinë e Prokurorisë Shqiptare.

Mbyllja e aferës DH Albania, pa ndëshkimin e asnjë zyrtari, tregon qartazi që Edi Rama ka urdhëruar prokurorinë për mbylljen e dosjes.

Edi Rama dhe Damian Gjiknuri dhe jo 26 vjeccari, janë krerët drejtuesit, dhe përfituesit e kësaj afere korruptive.

DH Albania ishte mekanizmi i Ramës dhe Gjiknurit për të vjedhur dhe për t’i pastruar ne SHBA dhjetëra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.

Varrosja e çështjes nga prokuroria dëshmon se Edi Rama e ka kapur drejtësinë, e cila sot është garancia kryesore e korrupsionit dhe krimit shtetëror.

Afera DH Albania tregon që këtu sundon korrupsioni dhe pandëshkueshmëria, që këtu nuk ka vend për njerëzit punëtorë dhe të ndershëm.

Në Shqipëri nuk ka investime të huaja, sepse këtu çdo gjë është kapur nga një grusht biznesmenësh grabitqarë, që për të ruajtur pozitën e tyre, ndalojnë hyrjen në treg te çdo kujt tjetër.

Kjo aleancë politikanë-oligarkë mban peng zhvillimin e Shqipërisë, duke varrosur çdo mundësi që shqiptarët të krijojnë, ndërtojnë dhe gëzojnë frutet e punës dhe të talentit të tyre.

Kjo aleancë politikanë-oligarkë e ka kriminalizuar ekonominë duke mos lënë asnjë mundësi për biznesin e ndershëm.

Kjo aleance politikanë-oligarki ka varrosur çdo hapësirë lirie në ekonomi dhe politikë.

Pa ndëshkuar korrupsionin në Shqipëri nuk do ketë investime të huaja, zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune.

Lufta kundër korrupsionit dhe kësaj aleance kriminale është prioriteti politik më i madh i Partisë Demokratike. Kjo luftë duhet të fillojë me dhënien fund të pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY