Video-skandali me drogë/Reagimi i parë nga socialistët: Nuk bëhemi mburojë e asnjë...

Video-skandali me drogë/Reagimi i parë nga socialistët: Nuk bëhemi mburojë e asnjë personi publik

134
0
Shares

Deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, reagoi për herë të parë në emër të Partisë Socialiste për videon e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili shfaqet duke thithur kokainë, duke thënë se PS nuk bëhet mburojë e asnjë personi publik, qoftë i zgjedhur në pushtet vendor apo qendror, nëse bie ndesh me ligjin.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, Manja tha se SPAK duhet të zbardhë një orë e më parë të vërtetën mbi kryebashkiakun Alla, ndërsa theksoi se ai duhet të pezullohet nga detyra, derisa drejtësia të nxjerrë konkluzionet për rastin.

Më lejoni të ndaj përgjegjësinë politike të PS me përgjegjësinë e institucioneve shtetërore dhe atë individuale të personave. PS e ka bërë të qartë se nuk bëhet mburojë për asnjë person publik, qoftë i zgjedhur në nivel vendor apo qendror, nëse bie ndesh me ligjin. Këtë demonstrim të vullnetit të saj politik, PS e ka shprehur me votë, por edhe me qëndrime publike, që kur votuam ligjin për Dekriminalizimin dhe reformën e drejtësisë, por edhe me qëndrimin që ka mbajtur me disa të zgjedhur lokalë, për të cilët ka pasur denoncime publike. Edhe në rastin konkret, PS është e qarte”,-u shpreh Manja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY