Mazhoranca injoron denoncimet e KiE, Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës

Mazhoranca injoron denoncimet e KiE, Komisioni i Medias rrëzon dekretin e Metës

102
0
Shares

Komisioni i Medias ka rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit të Republikës për kthimin e paketës antishpifje, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian dhe të OSBE, madje as pasi Këshilli i Europës vendosi të kërkojë shqyrtim të paketës antishpifje nga Komisioni i Venecias.

Vetëm një ditë më parë, Komisioni Parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka rrëzuar të njëjtin dekret, i cili ia kishte rikthyer Kuvendit për rishqyrtim më datë 12 janar të këtij viti.

Presidenca përfaqësohej nga këshilltari ligjor, Bledar Dervishi i cili ka argumentuar dhe i ka bërë thirrje Kuvendit të bëjë ndryshimet e duhura, pasi siç ka cituar dhe Meta në argumentimin e tij ligjor, ky projektligj shkel të drejtat e njeriut dhe cenon fjalën e lirë duke rrezikuar seriozisht dhe integrimin e vendit.

Paketa ligjore e quajtur ‘Antishpifje’ u miratua në Parlamentin e Shqipërisë në dhjetor të muajit të shkuar përmes kundërshtive të shumta nga komuniteti i gazetarëve dhe organizmave ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe ato të medias.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY