Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy shefa terrori më pak në Lindjen e Mesme e hijet e tyre në nahijen tonë

23/01/2020
Pollo: Krimi e korrupsioni ulin shanset e një vendimi pozitiv nga KE për integrimin e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
22 janar 2020

Lindje e Mesme me trazirat e saj të përhershme e konvulsionet periodike tërheq vëmendjen botërore si dhe ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Por afërsia gjeografike dhe lidhjet e ndryshme me Europën e Shqipërinë lipset të na bëjnë që, përtej rreshtimit automatik me aleatët tanë, të thellohemi në pasojat direkte tek ne të këtyre ngjarjeve.

Një kalif e një gjeneral në shënjestrën amerikane

Në fillim të janarit 2020 presidenti i ShBA Donald Trump urdhëroi vrasjen e shënjestruar të Qazim Sulejmanit, komandantit të njësisë Kuds, pjesë e Korpusit Rojeve të Revolucionit Islamik iranian, e cila operonte kryesisht jashtë vendit, përgjithësisht në Lindjen e Mesme. Gjeneral-major Sulejmani u vra nga një raketë në aeroportin e Bagdadit.

Në fund të tetorit 2019, përsëri me urdhër të presidentit Trump, trupat amerikane në Siri sulmuan pranë Idlib-it Abu Beqir al Bagdadin, kalifin e vetëshpallur të DAESh-it (Shteti Islamik në Irak e Levant i njohur me akronimin anglisht ISIS ose ISIL). Al Bagdadi vrau bijtë e tij e veten gjatë këtij operacioni.

Dy terroristë të ndryshëm, dy lloje të ndryshme terrori: në Lindjen e Mesme,

“Njësia Kuds shkon kudo ku e kërkojnë popujt e shtypur për t’u kthyer atyre dinjitetin”, shkruante pardje në twitter Kamenei, udhëheqësi suprem islamik i Iranit. Meqë popujt nuk kanë gojë ose kanë shumë të tilla e nuk kuptohet se ç’thonë atëhere kërkesat në emër të tyre i formulon udhëheqja. Nën urdhërat direkte të Kameneit njësia Kuds e komanduar nga Suleimani përmes operacioneve direkte e aleancave me milicitë shiite zgjeroi ndikimin e Teheranit në Lindjen e Mesme duke destabilizuar, Libanin, Sirinë, Jemenin, Bahreinin, Saudinë etj. Amerika, “satani i madh” dhe Izraeli “që duhet asgjësuar” janë objektivi jo vetëm retorik: jo pak ushtarakë e diplomatë amerikanë janë vrarë në rajon gjatë disa dekadave nga sulmet e milicive shiite të orkestruara nga Kudsi i Suleimanit. U desh një president si Donald Trump, i cili nuk don të fillojë luftëra të reja por që me realizmin strategjik është i paparashikueshëm, që të lante hesapin e vjetër amerikan me Sulejmanin. Të gjithë kritikët e tij në ShBA e Europë, të cilët pas vrasjes së shefit të Kudsit u alarmuan për luftë frontale me Iranin e për Lindjen e Mesme në zjarr e flakë rezultuan të gabuar. Njëlloj si kur parashikuan para dy vjetësh një skenar të ngjashëm, kur Presidenti Trump e transferoi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Udhëheqja në Teheran simuloi një hakmarrje të vogël dhe e pa të udhës që t’a linte me aq.

DAESh do të kujtohet si kryengritja e vetme e cila që pas Luftës së parë Botërore arriti të shtrihej në dy shtete, Irak e Siri, në një siperfaqe rekord dhe me një kohëzgjatje rekord. DAESh do të kujtohet edhe për mizorinë fanatike e shpesh shtazarake ndaj popullsisë nën kontroll duke filluar nga sunitët “jo dhe aq fetarë”, tek shiitët rivalë të urryer, tek të krishterët dhe jazidët e pafe. Një koalicion shtetesh fqinjë e europianë, i mbështetur nga milici e tribu rajonale dhe i drejtuar nga ShBA, pas pesë vjetësh arriti t’a zhdukte nga harta këtë monstruozitet. Vrasja e al Bagdadit në vjeshtë ishte një fitore simbolike por edhe domethënëse e koalicionit.

Si në rastin e një shteti si Irani u imponohet fqinjëve me dhunë e kërcënim ashtu edhe në rastin e një organizate ahistorike si DAEShi, që tmerron dynjanë me kultin e vdekjes, fuqia e botës së civilizuar u tregua jo vetëm në frenimin e përmbajtjen e tyre por edhe në eliminimin e titullarëve të terrorit me duar të përgjakura.

në Europë,

Në Europë Irani ka tentuar kryesisht të bëjë zap kundërshtarët e regjimit që strehohen e organizohen aty. Ka vrarë në Hollandë e Danimarkë, ka vënë bombë në Francë. Por gjithësesi “merret me të vetët” siç bën fatkeqsisht edhe Rusia, Saudia e ndonjë tjetër shtet.

DAESh në Europë synoi destabilizimin deri tek marrja nën kontroll dhe ngritjen e një regjimi të ngjashëm me DAESH-in. Ai kam luajtur me një tjetër kalibër: përmes propagandës ekstremiste online apo përmes imamëve të ndikuar prej tij ai synoi radikalizimin në masë të myslimanëve dhe nxitjen e tyre për dhunë në ambjente publike kundër kujtdo që i dilte para. Sulmet me armë zjarri, bomba, thika apo edhe makina kundër kalimtarëve të rastësishëm ndodhën në Barcelonë, Paris, Nizza, Bruksel, Berlin e gjetkë. Pasojat në sigurinë publike por edhe vrragat në psikën kolektive europiane janë të mëdha.

e në Shqipëri.

Në Shqipëri prej qeverisë së mëparshme dhe asaj aktuale janë strehuar një grup i madh në numër i Muxhaidinëve E Kalk (MEK), një lëvizje me të kaluar plot dritë-hije dhe me një ideologji që mikson islamizmin me marksizmin. Në kampin e tyre në Irak atyre u rrezikohej jeta nga agjentët iranianë prandaj me kërkesë e përkrahje të ShBA muxhaidinët u transferuan tek ne.
MEK synon përmbysjen e regjimit të ajatollahëve në Iran por ndërkohë ka përqafuar parimet e demokracisë. Ndonëse vendi ynë nuk ka ndonjë interes direkt në çështjet e Iranit, për luajalitet ndaj ShBA-së por edhe për humanizëm strehimi i tyre ishte vendimi i duhur. Ky vendim nuk është pa kosto e pa risk. Si rrallë ndonjë vend i vogël e i largët, Shqipërisë ju adresuan mallkime nga goja e vetë Kameneit. Por qëndrueshmëria jonë nuk duhet të pësojë luhatje dhe ishte pozitive që pas eliminimit të Sulejmanit shefi i opozitës e mbas tij qeveria shprehën qartë përkrahjen për ShBA e dënimin për terrorin e Kudsit.

Influenca negative e DAESh-it apo edhe organizatave të ngjashme post-Al Kaeda është radikalizimi i dhunshëm. Vërtet ne besojmë në traditën e mirë shqiptare të frymës joektremiste e bashkëjetesës harmonike ndërfetare por numri relativisht i lartë i “luftëtarëve të huaj” që vitet e fundit në Shqipëri lanë shtëpitë e kaluan kufirin turko-sirian për t’u futur në radhët e DAEShit dëfton rreziqet e indoktrinimit dhe pasojat e mosveprimit të shoqërisë e të shtetit.

Post Scriptum për demokracinë në lindje të vështirë

Pas dështimit të pranverës arabe pritshmëria për një fitore të afërt të sistemeve demokratiko-liberale në Lindjen e Mesme është shumë e vagullt. Irani, i cili pavarsisht nga regjimi teokratik “vilajeti-i-fakih”, ka një shoqëri relativisht të emancipuar, jep shenja shprese në këtë drejtim. Atëhere kur gjithe bota mendonte se iranianët, të cilët jo rrallë protestojnë, ishin zhytur në hidhërim nga vdekja e “heroit Sulejmani” e ishin shtrenguar “grushtbashkuar” rreth regjimit, populli në rrugë tregoi se “heroi” nuk ishte veçse një sigurims i urryer dhe se doza ditore e helmit shtetëror mbi Amerikën e Izraelin ishte pa efekt pasi studentët refuzonin të shkelnin dy flamujt e tyre. Ashtu siç erdhi ndryshimi në Shqipëri, nga studentët, intelektualët e qytetarët por jo nga mërgatat e kohës së luftës edhe në Iran shpresën për ndryshim e bartin ata që vuajnë përditë nga regjimi e përditë i rezistojnë atij.

/DRONI.al/

Tags: analizagenc pollolindja e mesme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.