Një 44 vjeçar nga Fush Kruja ka rënë në prangat e policisë pasi nën presion psikologjik dhe dhunë fizike detyronte një 40 vjeçar të lypte në rrugët e qytetit
Policia njofton:
Më datë 25.10.2016, nga Seksioni kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të një hetimi u bë i mundur ndalimi i shtetasit : Bardhyl Karamonllari, 44 vjeç, banues në Fushë Krujë
Ky shtetas dyshohet se ka shfrytëzuar me qëllim përfitimi shtetasin A.M. 40 vjeç, banues në Korçë, duke e detyruar nën presionin psikologjik që të lypte nëpër rrugë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, ku e dërgonte me mjetin e tij Opel, dhe të gjitha fitimet i administronte vetë shtetasi Bardhyl.
Gjithashtu vazhdojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj çështje nëse ka përsona të tjerë të implikuar apo të mbajtur nën presion në këtë veprimtari kriminale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Trafikim i personave”, parashikuar nga neni 110/a e Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/