Videoja me kokainë, PD tregon pse Rama nuk arreston Lefter Allën

Videoja me kokainë, PD tregon pse Rama nuk arreston Lefter Allën

108
0
Shares

Gent Strazimiri në një deklaratë nga selia e PD-së, u shpreh se video e kryebashkiakut ilegjitim të Bulqizës, që konsumon kokainë në një mjedis publik është  pasqyra e shtetit që ka ndërtuar Edi Rama.

Në një dalje për median Strazimiri deklaroi se në vend të arrestimit Rama e mbron sepse është strategjia e tij për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë. Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin”,-u shpreh ai.

PD akuzon Ramën se ka kapur drejtësinë.

Prokurori që duhet të vepronte pret vettingun nga e motra e Belinda Ballukut, pret emërimin nga kunati i Mimi Kodhelit dhe i trembet inspektimit nga vëllai i Eglantina Gjermenit!  Të tre, në pozicionet më të rëndësishme të sistemit, të  emëruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga Edi Rama i Tiranës. Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste në një strehë për horrat dhe banditët janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit. Për PD-në largimi i Edi Ramës së Tiranës, i Edi Ramës së Bulqizës edhe i çdo Edi Rame nga zyrat e shtetit është emergjencë kombëtare.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY