Mat, rikthehen arrestimet për energjinë e vjedhur, 2 biznesmenë në pranga

Mat, rikthehen arrestimet për energjinë e vjedhur, 2 biznesmenë në pranga

54
0
Shares

Janë rikthyer arrestimet për vjedhje të energjisë elektrike. Policia e Matit ka goditur tre raste të këtij fenomeni, ndërsa janë arrestuar dy pronarë biznesesh, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia informon njofton se në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë gjatë ditës së djeshme shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat së bashku me punonjësit e OSHEE-së Mat kanë ushtruar kontrolle për parandalimin dhe goditjen e vjedhjes së energjisë elektrike, ku si rezultat i këtyre kontrolleve ka rezultuar se tre objekte biznesifurnizoheshin me energji në mënyrë të paligjshme.

Në pranga u vunë:

Baftjar Përlesha, banues në Burrel, (I arrestuar, pronar i një lokali Bar-Kafe). Naim Suçi, banues në Burrel. (I arrestuar, pronar i një loto Sport – Kafe) Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.K, 40 vjeç, banues në Mat, pronar i një lokali Bar – Restorant, i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur në dyqanin e tij.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY