Shqipëria në nivele të larta të korrupsionit, humbet 7 vende në renditje,...

Shqipëria në nivele të larta të korrupsionit, humbet 7 vende në renditje, më e korruptuara në Europë

94
0
Shares

Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

Për vitin 2018 Shqipëria është renditur në vendin e 99-të, ndërkohë që është etiketuar gjerësisht si shteti më i korruptuar i Europës.

Ndërkohë që përkeqësim në këtë raport ka njohur edhe Kosova, e cila edhe pse ka humbur 8 vende në raport me një vit më parë, sërish mbetet më mirë se Shqipëria. Kështu Kosova është renditur në vendin e 101, nga lista me 180 shtete që merren në shyrtim.

Në përgjithësi raporti i 2019 tregon se rreth 2/3 e vendeve kanë njohur përkeqësim në treguesit e korrupsionit, si dhe ka shenja të prapambetjes në përpjekjet e tyre antikorrupsion.

Vendet që kryesojnë renditjen për praninë e pakët të korrupsionit janë Zelanda e Re dhe Danimarka, me rezultate 87 secila, pasuar nga Finlanda (86), Singapori (85), Suedia (85) dhe Zvicra (85). (100 pikë është maksimumi që një shtet mund të arrijë, për të treguar mungesën e korrupsionit)

Vendet më të dobëta për sa i përket korrupsionit janë Somalia, Sudani i Jugut dhe Siria me rezultate përkatësisht 9, 12 dhe 13. Këto vende ndiqen nga afër nga Jemen (15), Venezuela (16), Sudan (16), Guinea Ekuatoriale (16) dhe Afganistan (16).

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY