Reagon PD per mbylljen e hetimeve per skandalin e Unazes: Tallje e...

Reagon PD per mbylljen e hetimeve per skandalin e Unazes: Tallje e pafytyre

178
0
Shares

Pasi Prokuroria e Tiranës mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e falsifikimit të tenderit 20 milione euro të Unazës së Re, dhe dërgoi në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin – përfaqësuesin në arrati të kompanisë DH Albania, ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Balliu thote se në projektin e Unazës së re u vodhën 40 milion euro, ku në këtë projekt zyrtarë të lartë u kapën në falsifikim, ndërkohë që prokuroria është marrë vetëm me një recepsionist.

Gjithashtu Balliu shkruan se në mega aferën e Unazës së Re nuk u pa asnjë zyrtar i arrestuar, apo i hetuar, por vetëm banorë që protestonin për të drejtat e tyre.

Postimi i Balliut: “TALLJE E PAFYTYRË ME HETIMET TEK UNAZA E RE”

U vodhën 40 milion euro me një projekt që nuk ekziston.
Një projekt ku të gjithë zyrtarët e lartë janë kapur në falsifikim. Duke filluar me falsifikime në Ministri, në ARRSH dhe çdo segment i qeverisë.
Ndërkohë Prokuroria merret vetëm me një recepsionist.
Asnjë zyrtar i hetuar, asnjë zyrtar i arrestuar, asnjë njeri në burg për mega aferën tek Unaza, por vetëm banorët që protestuan për të drejtat e tyre përfunduan në qeli”, shkruan Balliu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY