Studentet: Protesta nuk ka mbaruar, kthehemi pas dy javeve

Studentet: Protesta nuk ka mbaruar, kthehemi pas dy javeve

92
0
Shares

Rezistenca Rinore, grupiki qe bashkon studentet ne proteste ka paralameryar sot protesta te reja nderkohe qe do te krikohet edhe Levizja per te Drejtat e Studenteve.

Deklarata e Rezistences Rinore:

Sot fituam ne studentet. Sot fituam sepse ia plasem ne fytyre paktin e mashtrimit Kryeministrit Rama. Pritem nje vit qe kushtet tona te relizoheshin, por asgje nuk ndodhi.

Akoma studiojme ne kushtet me te veshtira nga çdo vend tjeter ne Europe. Ne kete vend qeverite kane para per çdo gje perveç se per arsimin. Te rinjt jane e ardhmja e vendit dhe pa ta nuk ka nje te neserme. Nese Qeveria nuk kthehet aty ku duhet le te thyej qafen sepse ne si te rinj jemi te vendosur qe arsimin ta kthejme ne nivelet e BE-se.

Buxheti, infrastruktura dhe Ligji i Arsimit te Larte jane barriera qe do te shemben dhe mbi to nuk ka nje pakt te ri. Jemi krenar sot per te gjithe organizatoret e Rezistences Rinore qe ne kohe rekord kane paralizuar arsimin ne 3 fakultetet te medha dhe kishim perfaqesues nga te gjitha fakultetet e UT-se ne shesh.

Jemi te lumtur qe askush nga ne organizatoret nuk foli ne publik dhe nuk tentoi te merrte lidershipin e protestes. Ajo eshte e studenteve, e prinderve dhe e pedagogeve te ndershem qe perballen çdo dite me kete sistem te kalbur.

Gjithashtu, shprehim perkrahjen tone per vendimin qe studentet moren sot ne shesh per te krijuar Levizjen per te Drejtat e Studenteve, te cilet kane shpallur si mision te pare mbledhjen e 20 mije firmave per shfuqizimin e Ligjit te Arsimit te Larte.

Eshte koha qe te gjithe ata qe besojne tek e ardhmja te bashkohen me studentet!
Protesta nuk ka mbaruar! Pas dy javesh nese qeveria nuk ben kthim pas ne do te rikthehemi perseri!

Prinder, student dhe pedagoge bashke me shqiptaret e ndershem jemi shumica.
Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes tone!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY