“Nga jashtë, xhamia rozë në Shiraz duket si një shtëpi përrallore adhurimi dhe nga brenda fsheh të fshehta shumëngjyrëshe. Numri i pafund i xhamave plot ngjyra të ndryshme e kthejnë pjesën e brendshme të saj në një mrekulli të vërtetë arkitekturore që të lë pa frymë, sidomos agimeve kur bien rrezet e para të diellit”, kështu e përshkruan britanikja “Huffington Post”, xhaminë e Nasir el-Mulk që ndhet në Shiraz të Iranit.
“Ndërkohë reflektimi i këtyre rrezeve në tapetin e mrekullueshëm persian dhurojnë një pamje mahnitëse dhe mbresëlënëse. Pa përmendur pastaj harqet, kupolat dhe qoshet e brendshme të pikturuara me detaje të artit persian që janë një mrekulli më vete”, vijon artikulli. Xhamia Nasir el-Mulk njihet edhe si “xhamia rozë” për shkak të dominimit të kësaj ngjyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/