PD publikon emrin e kryebashkiakut që merr kokainë, reagon Alla: Nuk jam...

PD publikon emrin e kryebashkiakut që merr kokainë, reagon Alla: Nuk jam unë

141
0
Shares

Pasi ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji zbuloi emrin e kryebashkiakut që konsumon kokainë sipas tij, kryetari i Bashkisë së Bulqizës ka mohuar akuzat, ndërsa pohon se video është e montuar. Alla e ka cilësuar një sulm politik që po i bëhet emrit të tij.

Pas tij reagoi edhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.“Nuk jam unë personi që shihni në video,” tha ai, duke u shprehur për News24 se video është e montuar.

“Opinioni publik është tronditur sot nga pamjet sesi kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama, është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që vjedh vendin. Janë cilësitë e kryeministrit. Janë lidhjet me krimin, babëzia dhe hajdutëria, motivi që e shtyn Edi Ramën të kapë sistemin e drejtësisë. Siç vulosi emërimin anti-kushtetues të Artur Metanit, në krye të ILD.Emërimi, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Një jurist s’mund të jetë inspektor i lartë, nëse ka mbajtur post politik.Metani, në shkelje të ligjit, pasi ishte këshilltar i presidentit dhe ligji e sqaron qartë që ky është post politik. Dihej që Artur Metani ishte funksionar politik,”-shprehej Salianji në reagimin e tij me heret.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY