Policia ende nuk ka kapur autorin e dyshuar me tre emra, detaje...

Policia ende nuk ka kapur autorin e dyshuar me tre emra, detaje nga vrasja e Vilsonit në Astir: U vra pas një konflikti të çastit

111
0
Shares

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, jane ende duke punuar për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjeve të ndodhur në Allias dhe në Astir, ngjarje qe deri tani nuk kane asnje autor të kapur i cili do te pergjigjet para drejtesise.

Per kete policia ka shpjegim, duke pretenduar se i ka zbardhur ligjerisht ngjarjet, por kapja e autoreve eshte ende e pamundur. Autori mendohet se është një 29-vjeçar, i quajtur Noel Dishi. Sipas bluve, autori që ka pasur edhe 2 emra të tjerë.e ka kryer krimin pas një konflikti të çastit.

Mësohet se grupi i posaçëm hetimor ka mundur të dokumentojë me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në orët e mbrëmjes së datës 20 janar 2020 në Astir, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 29-vjeçari V. T.

Bazuar në veprimet e kryera dhe provat e grumbulluara rezulton se si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi N. D., alias N. K., alias M.P., 29 vjeç, në orën 20:30 të mbrëmjes së datës 20 janar, në rrugën “Dhaskal Todri”, në Unazën e Re, ka qëlluar disa herë me armë zjarri duke vrarë shtetasin Vilson Tafçiu”,-informon policia.

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim policor 29-vjeçarin dhe gjatë ditës së djeshme dhe mëngjesit të sotëm ka ushtruar një sërë kontrollesh në disa ambiente dhe terrrene, ku dyshohej se mund të fshihej 29-vjecari dhe vijon punën e pandërprerë për kapjen e tij.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY