Inspektorëve të Tatimeve do t’u vihet GPS, zbulohen risitë në punën e...

Inspektorëve të Tatimeve do t’u vihet GPS, zbulohen risitë në punën e drejtorive

140
0
Shares

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Znj.Delina Ibrahimaj, bëri publike dje prioritetet e Administratës Tatimore për vitin 2020.

Ibrahimaj sqaroi se “Zbatimi i Planit Operacional 2020 ka qëllim reduktimin e informalitetit dhe rritjen e nivelit të përmbushjes vullnetare tatimore.”Administrata Tatimore do të ketë në fokus të punës së saj për vitin 2020 rritjen e efiçensës dhe përmbushjen e detyrave funksionale, përmes standartizmit të një analize inteligjente në qasjen ndaj tatimpaguesve.

Risitë në punën e drejtorive tatimore do të jenë:

-Përmirësimi i cilësisë së kontrolleve tatimore nëpërmjet Standartizimit të procedurave të kontrollit si dhe automatizimit të raport kontrollit në sitemin C@TS.

-Përdorimi i metodave indirekte si një risi e procedurave gjatë kontrollit tatimor, mbi bazën e skenarëve të ndryshëm sipas industive, më mbështetje dhe asistencë të FMN,

-Lehtësimi i procedurave për plotësimin e  deklaratës së të ardhurave individuale për individët  me burim të ardhurash nga paga dhe ata të dypunësuar (DIVA) etj.

Po ashtu, theksoi Ibrahimaj, “përdorimi i sitemit GPS me qëllim monitorim të plotë të verifikimeve në terren nga inspektorët tatimorë. Administrimi i centralizuar i borxhit duke e përqëndruar mbledhjen e detyrimeve të prapambetura në tre rajone dhe lehtësuar procedurat.

E në përfundim, implementimi i sistemit Track &Trace në sektorë të vecantë të industrisë – Hidrokarbureve, alkolit-, e cila do të zgjerohet edhe në industri të tjera dhe do të vijohet me propozime për ndryshime ligjore për të rritur gjurmueshmërinë e evazionit fiskal.”

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY