Basha: Rama, drejtor psikopat dhe i droguar

Basha: Rama, drejtor psikopat dhe i droguar

73
0
Shares

Lulzim Basha zhvilloi një takim ditën e sotme në selinë blu me ambientalistë dhe përfaqësues të AKIP. Pas këtij takimi, Basha në një prononcim për mediat kërkoi miratimin e një moratoriumi për importin e mbetjeve deri në mbajtjen e referendumit. Ai tha se Rama e konsideron Shqipërinë si një burg, ku vetë ai është një drejtor psikopat.

“Jo vetëm anuloi këtë ligj në 2013, por në 2014 me një VKM në mbështetje të anulimit të ligjit krijoi një detyrim ligjor që brenda vitit 2016 të gjitha bashkitë e vendit të përfundonim me mbështetjen qeveritare procesin e diferencimit të mbetjeve me anë të të cilës, e para do të arrihej një pastrim më i mirë i Shqipërisë nga mbetjet dhe e dyta do të arrihej një objektiv sekondar ai i përpunimit të riciklimit të tyre. Sot Edi Rama ka dështuar të zbatojë VKM që vetë miratoi. Shqipëria është e mbuluar nga plehrat.

Në vend që të pranojë dështimin dhe të marrë masat për zbatimin e VKM që ka firmosur…çfarë thotë Edi Rama?

Jo vetëm që nuk do të pastrojë plehrat e bashkive, por tani që nuk pastroj dot plehrat e Shqipërisë do ju sjell edhe plehrat e Evropës.

Pafytyrësi politike e një qeveritare që ja ka lënë peng Shqipërinë krimit dhe kartelit të drogës.

Pafytyrësi i një njeriu që e konsideron Shqipërinë jo një vend me qytetarë të cilëve iu ka marrë votën dhe ka detyrimin ti shërbejë, por një burg të madh ku ai sillet drejtori psikopat dhe i droguar i këtij burgu.

Ne jemi të bashkuar me Shoqërinë Civile për të ndalur importin e plehrave, por jemi të bashkuar për të rikthyer votën e qytetarit, zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për këtë drejtori psikopat i burgut duhet të largohet një orë e më parë.

Na bashkon ky ligj për të cilin qëndrimi ynë është i qartë. Të miratohet dekreti i Presidentit, të miratohet një moratorium për importin i plehrave derisa qytetarët të shprehen me referendum sepse ky vendim nuk i takon më asnjë qeverie, por i takon qytetarëve. Deri në atë moment të miratohet dekreti i Nishanit dhe bashkë me të edhe një moratorium i plehrave.”, u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY