Policia Rrugore ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, 9 drejtues automjetesh të tipeve të ndryshme.
Shoqërimi ka ardhur pasi në unazën e madhe të Tiranës, nga Mbikalimi tek Kopshti Zoologjik, në drejtim të një qendre tregtare janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi mjetet:
– Volkswagen, me drejtues shtetasin Joni E.
– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ilia. V.
Tek Sheshi “Nënë Tereza”, janë konstatuar duke bërë gara me shpejtësi si dhe duke bërë “Drift”, mjetet,
– Honda, me drejtues shtetasin Alban Z.
– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Klajdi K.
– BMW, me drejtues shtetasin Artur T.
– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Albert M.
– Nissan, me drejtues shtetasin Ledon N.
– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Skerdi A.
– Mercedes Benz, me drejtues shtetasin Ledio P.
Drejtuesit e mjeteve u ndëshkuan nga agjentët verifikues me masë administrative plotësuese.
Policia thotë se këta drejtues mjetesh, janë bërë rrezik për drejtuesit e tjerë si dhe përdorues të tjerë të rrugës të cilët përdorin rrugët e Tiranës, gjithashtu dhe shqetësim për banorët e zonës.
Mjetet janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disa prej tyre do t’i nënshtrohen ekzaminimeve teknike ,pasi dyshohen të kenë bërë modifikime(ndryshime konstruktive) në sistemin e shpejtësisë dhe pamjes së jashtme (mjete sportive).
Drejtues do të ndëshkohen sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqiperisë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/