100-vjetori i Kongresit të Lushnjës/Këlliçi koment pikant: Rama ja doli të zëvëndësojë...

100-vjetori i Kongresit të Lushnjës/Këlliçi koment pikant: Rama ja doli të zëvëndësojë Fishtën me Taulant Ballën

92
0
Shares

Në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, Belind Kelliçi ka bere krahasimin me Parlamentin e sotëm, te cilen ai e quan monopartiak me deputetë të ikriminuar e analfabetë.

Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama ia ka dalë të zevendesoje figura te rendesishme të historisë me emrat, sipas tij, te inkriminuar dhe qe i kane marre vendit shpresën.

21 janari 1920 eshte nje date historike, pasi ajo eshte dita kur shqiptaret vendosen per fatin e tyre. Pas 28 nentorit 1912, akti i Kongresit te Lushnjes, eshte akti i vertete themeltar i shtetit Shqiptar. Eshte akti ku shqiptaret moren pergjegjesi dhe vendosen jashte konjukturave nderkombetare.

Jam i bindur qe askush nuk e kishte menduar se 100 vite pas Parlamentit te pare, Shqiperia do te mberrinte ne nje parlament monopartiak, pa opozite, me deputete te inkriminuar e analfabete, te cilet i kane mare frymen e vjedhur shpresen rinise se vendit.

Edi Rama ja doli pas 100 vitesh te zevendesoje Gjergj Fishten me Taulant Ballen, Ali Koprencen me Gramoz Rucin, Luigj Gurakuqin me Spartak Beahon, Shefqet Verlacin me Elisa Spiropalin, Ali Kelcyren me Arben Ahmetajn, Pandeli Calen me Damian Gjiknurin, Mustafa Krujen me Fatmir Xhafen…

Sot eshte dita kur secili prej nesh duhet ti therrase ndergjegjes si nje shqiptar i vertete dhe te vendose Shqiperine para partise, Shqiperine para interesit personal, Shqiperine para pushtetit. Koha ka ardhur per ndryshimin e shumepritur.

PS: Krenar per Mytesim Kellicin i cili hapi punimet e ketij Kongresi. Krenar per stergjyshin tim, Masar Kellicin, Deputet i Tiranes dhe Durresit ne Parlamentin e pare Shqiptar”,-shkruan Këlliçi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY