Grabitësit nuk kursejnë as shtetasit e huaj, 4 adoleshentët dhunojnë sirianët në...

Grabitësit nuk kursejnë as shtetasit e huaj, 4 adoleshentët dhunojnë sirianët në Korçë

103
0
Shares

Grabitësit nuk kursejne as shtetasit e huaj në vendin tonë. Dy refugjatë sirianë janë dhunuar dhe vjedhur në qytetin e Korçës nga 4 persona, te gjithe te moshave te reja, 20 vjeçarë.

Mësohet se sirianëve iu janë vjedhur telefonat dhe e gjitha vlera monetare që kishin me vete. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 8 të qytetit, ndërkohë që policia ka arrestuar autorët e ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje konkretisht shtetasve:

• M. R., 19 vjeç, banues në Korçë

• K. D., 20 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.

• A. G., 19 vjeç, banues në fshatin Vithkuq, Korçë.

• K. I., 19 vjeç, banues në Korçë.

Në vijim të hetimeve të kryera nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimit, dyshohet se shtetasit e mësipërm, janë autorë të dyshuar edhe të dy ngjarjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Korçës, gjatë muajit dhjetor, ku kanë vjedhur me dhunë 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kanë marrë 4 aparate celulare dhe shumën prej 440 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY