Mediat zbulojnë detaje, Ukraina do të hapë ambasadën e saj në Shqipëri

Mediat zbulojnë detaje, Ukraina do të hapë ambasadën e saj në Shqipëri

98
0
Shares

Në median ukrainase “KyivPost”, në ditën e sotme është raportuar lajmi se shumë shpejt në Shqipëri do të vendoset ambasada e këtij vendi.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Vadym Prystaiko gjithashtu e ka shprehur se Ukraina planifikon të hapë Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri në vitin 2020, në një konferencë të përbashkët që mbajti me kryeministrin Rama në kuadër të takimeve të tij si kryetar i prezencës së OSBE-së.

Ne besojmë se ky jo vetëm që do të jetë një vit i suksesshëm i bashkëveprimit brenda OSBE-së, por gjithashtu do të jetë kulmi i marrëdhënieve midis Ukrainës dhe Shqipërisë. Këtë vit, për shembull, ne do të hapim ambasadën tonë në Tiranë. Ne kemi punuar për këtë për një kohë të gjatë. Shpresojmë që ky hap të ndihmojë vendet tona të jenë sa më afër njëri-tjetrit, “tha ai në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me Kryetarin e OSBE-së dhe Kryeministrin dhe Ministrin shqiptar për Punë të Jashtme dhe Evropiane Edi Rama në Kyev.

Deri më tani ishte ambasada e Ukrainës në Greqi, ajo që përmbushte funksionet diplomatike në Shqipëri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY