Fondacioni Al Smith, motrat e Mbretit Zog dhe batutat e Presidentëve të...

Fondacioni Al Smith, motrat e Mbretit Zog dhe batutat e Presidentëve të SHBA

284
0
Shares

Në foto janë tri motrat e Mbretit Zog teksa vështrojnë Nju Jorkun nga Empire State në mars të vitit 1938, të shoqëruar nga Guvernatori i atëhershëm i Nju Jorkut dhe kandidat për President, Al Smith.

Gazetari Ilir Ikonomi tregon se me emrin e Al Smith tashmë është një fondacion me famë në SHBA.

Sikurse shpjegon gazetari Ikonomi, Fondacioni organizon çdo vit në Nju Jork një mbrëmje gala, ku ftohet elita e qytetit, më të pasurit dhe më të famshmit, për të mbajtur fjalime dhe për të bërë donacione që u shkojnë të varfërve. Sa herë që ka zgjedhje, në Darkën Al Smith ftohen edhe kandidatët për president, të cilët mbajnë fjalime, zakonisht me batuta për veten dhe për kundërshtarët politikë.

klinton trump ne darke


Clinton, Trump dhe Cardinali Timothy Dolan i Nju Jorkut në Darkën Al Smith, 20 tetor, 2016

 

Dy batuta në darkën e 20 tetorit 2016.

Hillary Clinton: “Kardinali thotë se unë nuk kualifikohem për t’u bërë shenjtore. Por, të kalosh nëpër tre debate me Donaldin, kjo duhet quajtur një mrekulli.”

Donald Trump: “Michelle Obama mban një fjalim dhe të gjithë e pëlqejnë. Të gjithë mendojnë se fjalimi është shumë i mirë. Gruaja ime, Melania, mban saktësisht të njëjtin fjalim dhe njerëzit e mbysin me kritika. Këtë nuk e kuptoj.” (aludim ndaj mediave, që zbuluan se disa fraza në fjalimin e Melanias disa muaj më parë ishin kopjuar nga një fjalim i Michelle Obamës).

Një batutë e Barak Obamës në vitin 2012 kur ishte në garë me republikanin Mitt Romney:

“Sot shkova për të blerë në disa dyqane në qendër të Nju Jorkut. Mora vesh se Mitt Romney kishte shkuar për të blerë disa dyqane në qendër të Nju Jorkut.”

Batutë nga George Bush në vitin 2000:

“Jeni një audiencë mbresëlënëse. Kanë ardhur ata që kanë dhe ata që kanë më shumë. Disa njerëz ju quajnë elitë. Unë ju quaj baza ime.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY