16 kg heroinë jane kapur në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza eksportuar nga brigjet shqiptare. Droga ishte fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që vinte nga Durrësi.
Policia italiane arrestoi shoferin e automjetit, një shqiptar 38-vjeçar. Ky operacion është bërë i ditur ditën e sotme, ndërkohë që është zhvilluar në datën 16 janar, njofton abcnews.
Policia italiane e Ankonës vërtetoi arrestimin e shqiptarit i cili nuk ka pranuar të flasë për autoritetet italiane.
Heroina, e cila tashmë do t’i nënshtrohet testeve laboratorike, ishte e fshehur në brendësi të automjetit.
Autoritetet italiane kanë ngritur grupin hetimor, për të kuptuar se ku ishte destinacioni final i drogës së rëndë, dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte ndonjë pritës në Ancona.
Ndërkohë autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/