Edhe nje tjeter anetar i bandes se Durresit jashte burgut

Edhe nje tjeter anetar i bandes se Durresit jashte burgut

217
0
Shares
Burgu i Fierit

Nje tjeter anetarvi bande se Durresit u lirua pak muaj me pare nga burgu. Behet fjale per Sardian Sulejmanin i cili u lirua ne tetorin e vitit 2019.

Sulejmani mbahej ne ambientet e burgut te Fierit dhe ishte denuar pas atentatit te deshtuar ne 2005 per te vrare Lulzim Berishen.

Burime te besueshme nga burgu i Fierit thane se ai u lirua pasi perfundoi kohen e denimit me burg dhe jo permes perfitimeve nga sjellja e mire ne burg.

Por shqiptarja.com botoi te dhena sipas te cilave ai u lirua para kohe.

Gjykata e Fierit, me gjyqtar Piro Sota ka pranuar kërkesën për ta liruar Sulejmanin me kusht edhe pse atij i kishte mbetur edhe më shumë se 4 vite burg për të kryer nga dënimi prej 25 vitesh.

Kushti i lirisë për Sulejmanin është që ai të mos shoqërohet me ish-të dënuar. Arsyetimet e lirimit ishin se kishte sjellje të mirë dhe se babai i jetonte i vetëm.

Sardian Sulejmani është dënuar në korrik të vitit 2014 nga Gjykata e Lartë me 25 vite burg për akuzat: 2 përpjekje për të vrarë Lulzim Berishën – atentate të ndorhura në gusht 2005 – dhe për vrasjen Avni Gashit në tetor 2005.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY