Përdhunimi i adoleshentes në Durrës/Si është e vërteta, i riu dhe e...

Përdhunimi i adoleshentes në Durrës/Si është e vërteta, i riu dhe e mitura u njohën në Instagram

420
0
Shares

Bëhen me dije detaje të reja lidhur me ate ngjarje qe policia e cilesoi si perdhunim në Durrës. Mësohet se e mitura ishte njohur në rrjetin social Instagram me 18 vjeçarin me inicialet D.M, i cili aktualisht po mbahet i arrestur në paraburgim nga policia.

Adoleshenti, po banues në Durrës, pas disa kohësh që komunikonte në Instagram me vajzën, identiteti i së cilës nuk dihet, e ka ftuar në takim, ftesë e cila është pranuar nga e reja dhe ditën e dielë, janë takuar në një lokal në zonën e plazhit.

Lidhur me ngjarjen, policia ka sekuestruar si prova telefonat dhe bisedat që dy të rinjtë, nxënës shkolle, kanë bërë në rrjete sociale.

Ndërkohë që 16-vjeçarja do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.

Nga Specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh,arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18  vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme’, njoftoi më herët policia e qytetit bregdetar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY