“Opozita politike është institucioni i fundit që vendi të quhet demokraci”

“Opozita politike është institucioni i fundit që vendi të quhet demokraci”

88
0
Shares
Ylli Manjani

Ish-ministri Ylli Manjani hedh dritë mbi atë që çdokush duhet te mendoje sa i përket opozitës së bashkuar. Manjani e quan insitutucionin e vetëm te demokracisë, pavaresisht kritikave qe mund ti behen.

Sipas Manjanit, opozita me gjithë të zezat që ka nuk arrin ti bëjë dëm vendit. Ai thote se nuk eshte ndoshta koha të mbështesim partite ne thelb, por të kerkojmë rotacionin dhe pluralizmin.

Ka shumë vend për kritikë ndaj opozitës zyrtare, pa asnjë dyshim. Por ajo nuk mund të “vritet”, sepse vritet demokracia përfundimisht.

Duke dënuar opozitën i rritet jeta pushtetit më të keq që kemi njohur deri më sot! Kjo është e vërteta më e hidhur që po përjetojmë.

Sot nuk mund të ketë më “të paanshëm”. Ka mbështetës të qeverisë anti-demokraci ose të opozitës, jo detyrimisht prodemokraci, por të paktën pro rotacion politik. E di që kjo tezë meriton kritikën e vet, por jemi në kushtet e “të keqes më të vogël”, siç kemi qenë gjithë këto vite…

E kuptoni se çfarë po ndodh?! Për çdo pisllëk që bën vetë qeveria, gjykimi i bëhet opozitës!!!

Ejjjj, ngadalë pak! Të paktën ti rrimë logjikës dreqi e mori. Qeveria na mbylli rrugën e Europës por fajin na e paska opozita?!

Në ansjë deklaratë të BE dhe vendeve anëtsre nuk insinuohet kjo gjë! Vetëm tek portalet e qeverisë sajohen pislliqe që ne i debatojmë!

Me një portal të paguar në amerikë krijuan një skenar që Basha qenka Rus, ndërkohë Rama e ka kokën në rusi dhe nuk bëhet aq lajm!!!

Kulmi! Harxhojmë kohë të çmuar nga opozita ndaj qeverisë. Ja kaq kërkon qeveria! Etj etj etj, gjëra të tmerrshme që qeveria ja bën popullit të saj dhe ne gjykojmë opozitën!!!

Duhet ta kritikojmë, pa tjetër. Unë e bëj për vete, por nuk e vras. Përkundrazi e mbështes duke ja thënë mendimin siç e kam.

Nuk është fjala të mbështesim partitë, por ROTACIONIN dhe PLURALIMIN. Minimumin e demokracisë sepse është në rrezik real. Minimumin që qeveria moniste na e kërcënon.

Opozita me gjithë të zezat që ka nuk arrin ti bëjë dëm vendit. Të.paktën jo aq sa i bën qeveria moniste që ka çdo gjë në dorë! Absolutisht çdo gjë!

Ndaj ftesa ime është të përballemi me absoluten si fillim. Mbase i japim dërrmën njëherë e mirë.P.s. për ju që mendoni e shkruani se “me kë ta bëjmë, me Lulin Monikën, etj”?
Ju them që ato janë emra të pëveçëm që sot janë nesër jo. Sot na duhet të garantojmë që opozita si institucion është aty. Politika ashtu është, tërhiq e mos e këput. Në këtë lojë emrat ndoten, pa dyshim, por opozitat duhen me detyrim.

Më në fund kush mendon një opozitë tjetër më të suksesshme le ta shpallë, të na bindë që ta mbështesim. Të hysh në llogore me ajër të kondicionuar e të shash dynjanë është krejt kollaj”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY