“Dukeshin të rinj, kërkonin lekët”, zbardhet dëshmia e gruas së plagosur, çfarë...

“Dukeshin të rinj, kërkonin lekët”, zbardhet dëshmia e gruas së plagosur, çfarë ndodhi në banesë

136
0
Shares

Janë zbardhur pjesë të dëshmisë në polici të Afërdita Lazes, e cila mbeti dje e plagosur bashkë me burrin e saj, pasi persona të maskuar tentuan ta grabisnin në banesë.

Balkanweb ka siguruar dëshminë e gruas, e cila tashmë ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Gruaja, teksa ka rrëfyer momentet e tmerrit para oficerëve të policisë, kur persona të maskuar iu futën në banesë, ndërsa skena e dhunshme u zhvillua në sy të vajzës së saj 17-vjeçare.

Ishim në dhome. Dëgjuam një zhurme dhe vajzën që bërtiti; “kush eshte aty?”. Doli Petriti (burri) të shihte kur u ndesh në korridor me 2 veta të maskuar. Dukeshin të rinj. Ata bërtisnin vetëm “lekët, lekët” dhe i drejtuan pistoletën. Petriti tentoi t’i nxjerrë jashtë nga shtëpia ata e qëlluan. Kur u afrova dhe mua me qëlluan dhe ikën me vrap”, tha gruaja.

Çifti me origjinë nga Skrapari, prej vitit 1995 jeton në Tiranë kur ushtrojnë biznesin e tyre për prodhimin e bukës. Dy bashkëshortët janë përleshur me grabitësit që kanë qenë dy dhe janë plagosur prej tyre në pjesën e poshtme të trupit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY