“Mos u habisni”, Ish-deputeti: Si prindërit e nxënësve ekselentë po grabiten dhe...

“Mos u habisni”, Ish-deputeti: Si prindërit e nxënësve ekselentë po grabiten dhe po mashtrohen

127
0
Shares

Një denoncim i ri eshte bere nga ish-deputeti Luçiano Boçi i cili shprehet me rezerva persa i perket arsimit në vend.

Denoncimi i radhes lidhet me studentet ekselente, te cilet sipas Boçit duhet te paguajnë taksë ekstra për të hyre ne librin e ekselentëve.

Mos u habisni! Kjo u ka ndodhur prindërve të nxënësve ekselentë. Sipas kërkesës së DA-ve, ato janë detyruar të paguajnë 25 mijë lekë, me qëllim që fëmija i tyre ekselent të kishte emrin në librin e ekselencës.Taksat disafishe që ata paguajnë për arsim, nuk qenkan kështu të mjaftueshme për të merituar një nderim formal”,-shkruan ish-deputeti.

Me tej, ish-deputeti thekson dhe nje tjeter skandal, lidhur me librin, i cili nuk rezulton te jete diku dhe ky sipas ish-deputetit eshte mashtrim i radhes.

“Por nuk mjafton kjo. Tashmë që libri ka dalë, është provuar dhe mashtrimi tjetër skandaloz. Libri vetë kushton vetëm 17 mijë dhe diferenca nuk dihet ku ka përfunduar.
Mos harrojmë që janë me mijëra familje që kanë paguar për të marrë meritën për mundin e përkushtimin për rezultatin e fëmijëve. Përpos kësaj, shumë prej tyre që kanë nxjerrë nga xhepi 25 mijë lekët, sot nuk e gjejnë emrin e fëmijës të shënuar në librin e ekselencës. Kjo është dhe grabitje dhe mashtrim ekselent. Përgjegjëse pa dyshim është Ministria e Arsimit”,-shkruan Boçi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY