Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë një 32 vjeçare

Aksident i rëndë në Shkodër, ndërron jetë një 32 vjeçare

112
0
Shares

Foto ilustruese

Një aksident tragjik ndodhi këtë mbrëmje në aksin Velipojë-Shkodër.

Një veturë Benz, që drejtohej nga një 28-vjeçar, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga një 32-vjeçare.

Për pasojë, kjo e fundit mori plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë rreth orës 20:30.

Shkoder/informacion Paraprak

Më datë 19.01.2020 ora 17:25, në aksin rrugor Velipojë – Shkodër, në afërsi të kishës Velipojë, mjetit tip Benz, me drejtues shtetasin A. U. 28 vjeç, banues në lagjen Tre Heronjtë, Shkodër, është përplasur me mjetin motorçikletë me drejtuese, shtetasen S. U. 32 vjeçe, banuese në Velipojë, Shkodër, e cila në orën 20:25 nderroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shtetasi A. U. është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY