SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

SHKODËR/Asgjësohen tri sera me 6555 bimë cannabis sattiva

57
0
Shares

Policia e Shkodrës dhe forcat speciale zhvilluan një operacion në njësinë administrative Pult, Shkodër për asgjësimin e lëndëve narkotike cannabis sattiva.

Në kuadër të këtij operacioni kanë marrë pjesë 150 forca policore :

* F.N.SH. – Tiranë dhe F.N.SH. – Shkodër gjithashtu dhe specialistë nga Drejtoria e Përgjithshme e Rendit dhe Sigurisë Publike në bashkëpunim dhe me shërbimet e D.V.P. – Shkodër.

kanabis sera shume police shkoder

Në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrolle në vendin e quajtur “Fra i Madh” në Pult dhe si rezultat i veprimeve të kryera u arrit që të identifikohen 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike brënda të cilave u gjetën :

* 6555 bimë të dyshuara cannabis sattiva në proçes tharje të cilat u asgjëuan në vend me anë të djegies

Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale të fushës së kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

kanabis fusha e korruru police shkoder

Tre serat u gjetën megjithëse misioni italian i vëzhgimit ajror konstatoi javë më parë se nuk ka më asnjë parcela me kanabis në të gjithë vendin. Që prej asaj dite mijëra bimë kanabis sativa janë asgjësuar dhe dhjetra tonë bimë e tharë janë kapuar në brigjet italiane dhe kufirin greko-shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY