Gardiani i burgut tregon motivet e djegies se makines

Gardiani i burgut tregon motivet e djegies se makines

113
0
Shares

Gardiani Nikoll Prenga ka rrefyer sot per Ora news arsyet pse i ka ndodhur djegia e makines. Ai e konsideron sulmin mbi makinen si një mesazh paralajmërues dhe thotë se ndihet i kërcënuar për jetën, ndërsa më shumë se për detyrën e ka orientuar hetimin në një debat për një lokal. Prenga pranon se ka pasur probleme për biznesin.

Një makinë u dogj në Lezhë  pas mesnate. Makina ishte ne pronësi të Nikoll Prengës, gardian në gurgun e Shënkollit në Lezhë.

Nikoll Prenga: Nuk kam asnjë të dhënë të saktë por dyshoj për gjëra të vogla nëpërmjet biznesi që kam këtu unë. Janë futur pak njerëz por jo se kemi konflikte ekstreme.

Djegia e makinave gjithmonë është lexuar si një paralajmërim për pronarin, ndaj edhe gardiani i Shënkollit thotë se tashmë ndjehet i rrezikuar edhe pse insiston se nuk ka asnjë konflikt që mund të përshkallëzonte deri në kërcënim.

Nikoll Prenga: Ndihem shumë i kërcënuar dhe i vrarë në shpirt pas ngjarjes sepse nuk shoh që ngjarja të zbardhet imtësisht nga ekspertiza.

Policia e Lezhës ndërkohë ka ngritur një grup hetimor për identitikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve, transmeton ora news.

Për këtë qëllim mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë të cilat do të analizohen për të rënë në gjurmë të autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY