Çunat e Shullazit: Atë pronë do ta gëzojë vetëm Mili

Çunat e Shullazit: Atë pronë do ta gëzojë vetëm Mili

116
0
Shares

Në dëshminë e Beqjas për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, të dhënë në fund të shtatorit e në tetor 2016, biznesmeni ka thënë se lëvizjet e tij dhe banesa ku jetonte në Tiranë janë mbajtur në vëzhgim të vazhdueshëm edhe pas arrestimit të Emiljano Shullazit, shkruan Panorama.

Biznesmeni ka rrëfyer se këtë vëzhgim e kanë realizuar njerëzit e Emiljano Shullazit; Endri Zela dhe Endrit Qyqja.

Biznesmeni është përballur direkt me njerëzit e Shullazit pas një telefonate që ka marrë nga Endrit Qyqja. Ai kishte shkuar në rrugë tek pallati i Beqjas dhe pasi janë takuar ka parë se në makinën Benz ndodhej edhe Endri Zela.

“Më thanë mos fol shumë lart e poshtë” ka thënë biznesmeni. Ai ka shpjeguar se u tha dy djemve që t’i çonin fjalë Shullazit se do t’i jepte 700 mijë eurot që kërkonte vetëm që të hiqte dorë prej pronësisë së 30 për qind të ish- Hotel Vollga duke i thënë se pronën e kishte bllokuar Prokuroria.

Beqja ka thënë se, dy djemtë i kanë deklaruar se “atë pronë do ta gëzojë vetëm Mili” duke i shtuar se “nëse ke ndonjë problem na thuaj se hedhim në tokë më të mirin”.

“Për këtë arsye pasi kuptova se, problemet e mia nuk po mbaronin vendosa të vij me dëshirën time në Prokurori dhe të jap këtë dëshmi me përgjegjësinë time ligjore, ka thënë biznesmeni.

Ndërkaq Prokuroria ka administruar si provë edhe dëshminë e noteres para së cilës është firmosur kontrata e dhurimit të 30 % të hotel “Vollgës”, nga biznesmeni Ylvi Beqja.

Noteria ka treguar me detaje momentin kur Emiljano Shullazi, së bashku me 15 djem të tjerë, rreth orës 09:00 të darkës kishte shkuar të merrte certifikatën e pronësisë, e cila kishte dalë nga Hipoteka.

Ajo ka treguar edhe kur janë nënshkruar kontratat mes Shullazit dhe Ylvi Beqajt. Disa makina kishin shkuar atë ditë përpara zyrës së saj dhe në to ishin rreth 15 persona, citon tvklan dëshminë e noteres.

Sipas saj, në kohën kur janë nënshkruar kontratat, qepeni i zyrës së saj është ulur deri në momentin kur është përfunduar puna dhe prona kaloi në emër të Shullazit.

Noterja ka sqaruar se për çdo veprim të sajin ka njoftuar Ylvi Beqajn, por biznesmeni mësohet t’i ketë thënë se nuk ka çfarë të bëjë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY