PD: “Raporti që zbulon mashtrimin e Edi Ramës me energjinë elektrike”

PD: “Raporti që zbulon mashtrimin e Edi Ramës me energjinë elektrike”

96
0
Shares

Partia Demokratike sjell sërish në vemendje situatën e krijuar me OSSHE-në duke denoncuar faturën e shpenzimeve.

Eno Bozdo ka renditur me radhë të gjitha problemet duke nisur nga: Ndërprerje te shpeshta të energjisë elektrike ne muajt e fundit ne te gjithë Shqipërinë, furnizimit me tension te ulet jashtë parametrave teknike, numrit shume te larte te defekteve si pasoje e mungesës se investimeve te duhura ne rrjet, sikurse dhe humbja financiare e kompanisë këtë vit është 64 milionë euro.

Bozdo thekson edhe raportin e Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve, per te cilen thote se e ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO

Kjo periudhe thatësirë po u fakton shqiptareve se ashtuquajtura reforme e suksesshme ne sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe prodhim i propagandës së qeverisë së Edi Ramës.

Ndërprerjeve te shpeshta të energjisë elektrike ne muajt e fundit ne te gjithë Shqipërinë, furnizimit me tension te ulet jashtë parametrave teknike, numrit shume te larte te defekteve si pasoje e mungesës se investimeve te duhura ne rrjet, u shtohet edhe një fakt tjetër i rende, i pohuar zyrtarisht nga vete OSHEE: humbja financiare e kompanisë këtë vit është 64 milionë euro.

Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por qe sektori është ne kolaps për shkak te korrupsionit partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar. Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

Problematika e rende e furnizimit me energji elektrike si dhe kosto e madhe qe paguajnë qytetaret dhe bizneset ne Shqipëri, ne formën e tarifave te larta te blerjes se energjisë elektrike, por edhe ne formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qarte nga Raporti i Bankës Botërore.

• 43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për te bere biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%;
• 18.6 dite duhen mesatarisht ne Shqipëri për një biznes për t’u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin ne vitin 2013
• 58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike ne mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% me e larte se ne vitin 2013
• Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator;

Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi. Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake qe i ndodhin konsumatorit familjar.

Shifrat tregojnë qarte se jo vetëm qe klima e te berit biznes ne Shqipëri është përkeqësuar rende, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht ne kolaps. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për familjet dhe biznesin, duke renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia.

Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës.  Reforma e vërtetë në sektorin e energjisë është jetike!
Ne mbështetje te biznesit, ne do te mundësojmë uljen me të paktën 20% te çmimit te energjisë elektrike per biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.
Asnjë shqiptar i pamundur nuk do te burgoset me për energjinë. Asnjë shqiptar nuk do te humbe me jetën sepse është ne pamundësi ekonomike. Asnjë fëmijë nuk do te ngelet me jetim sepse prindi nuk ka mundësi te paguaje energjinë. Asnjë biznes nuk do ta identifikoje me energjinë si problem kryesor ne sipërmarrjen e tij.

Transparenca e parave te mbledhura nga paguesit e energjisë elektrike do te jete maksimale.  Shqiptaret do ta dine me qartësi se ku shkojnë paratë e tyre, sesi ato investohen ne te mire te sektorit dhe jo tek xhepat e kryeministrit dhe miqve të tij. Ata qe kane abuzuar dhe kanë vjedhur këto para do te mbajnë te gjithë përgjegjësi përpara ligjit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY