Çështja Çame ngrihet në Gjenevë

Çështja Çame ngrihet në Gjenevë

63
0
Shares

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ka ngritur sot gjatë një diksutimi cështjen Çame në Unionin Ndërparlamentar që mblidhet në Gjenevë të Zvicrës. Znj. Doda para deputetëve nga e gjithë bota, ka rrëfyer historinë e Çamërisë, ndërkohë që u kujtoj deputetëve Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore

“Sot, im bir nuk gëzon dot asnjë nga të drejtat që duhet të kishte të trashëguar nga gjyshi i tij. Nuk e ka nënshtetësinë, shtëpinë dhe pronat e gjyshërve të tij, nuk mundet të kërkojë të drejtat që rrjedhin nga kjo trashëgimi, sepse shteti grek mban në këmbë ende një Ligj Lufte të shpallur nga Mbreti i Greqisë në vitin 1940 dhe e përdor këtë si një modalitet juridik që të gjithë trashgimtarët e shqiptarëve të Çamërisë të mos e përdorin dot kërkimin e të drejtës në gjykatat e shtetit grek dhe më tutje në atë të Strasburgut. Ndërkohë, të drejtat e njeriut mbeten të dhunuara, genocidi mbetet i padënuar”, tha në fillim të fjalës së saj Doda .

Sikursë tha ajo Shqipëria dhe Greqia kanë firmosur dy Konventa të OKB; Konventën për parandalimin dhe dënimin e krimeve te Genocidit 1945 dhe Konventën për Krimet e luftës 1968.

Në to përcaktohen qartë detyrimet e shteteve anëtare për të zbardhur dhe dënuar çdo formë të krimeve të luftës dhe ato të spastrimit të një etnie, race apo grupimi tjetër.

Ndërsa duke komentuar tek Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore ajo theksoi si më poshtë:

Artikulli 2 – E drejta e jetës mbron të drejtën e çdo personi për të jetuar.

Ky nen është shkelur, i është mohuar e drejta e jetës mbi 3000 burrave, grave e fëmijëve.

Artikulli 3 – Ndalimi i torturës ndalon torturën dhe trajtimin ose ndëshkimin çnjerëzor apo degradues.

Dëshmitë gojore, ato të ushtrive aleate dhe gjithë të afërmve të viktimave dëshmojnë për dhunimin e këtij neni.

Artikulli 5 – Liria parashikon se gjithkush ka të drejtën e lirisë dhe sigurisë së personit.

25.000 persona u shtrënguan të shpërngulen në kushtet e një pasigurie të lartë dhe terrori, ndaj ky nen u dhunua.

Artikulli 9 – Liria e ndërgjegjes dhe e fesë. Shqiptarët u vranë dhe u përzunë për shkak të etnisë, por edhe religjionit islam që ata i përkisnin. Unë vetë jam katolike romake, por asgjë nuk do të më pengojë të respektoj të vërtetën dhe besimin e tjetrit. Qytetërimi ynë është ndërtuar mbi këtë bazë respekti.

Artikulli 14 – Ndalimi i diskriminimit, ndalon diskriminimin në bazë të “gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, mendimit politik apo mendimeve të tjetra, origjinës kombëtare apo klasore, përkatësisë në një minoritet kombëtar, pronës, lindja apo ndonjë status tjetër.

Protokolli 1 Artikulli 1 i Konventës,

E drejta e pronës garanton të drejtën e gëzimit paqësor të sendeve në pronësi.

Ende sot e kësaj dite shqiptarët e Çamërisë nuk kanë shtëpitë, tokat e pronat e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY