Ajo arriti të hyjë në disa top lista për këngët me te degjuara të vitit qe lame pas. Behet fjale per shqiptaren tjetër të famshme, Ava Max.
Kengetarja ka publikuar një fotografi me nje monolog të gjatë, duke treguar peripecitë e saj, një tekst i botuar per te motivuar gjithë të tjerët.
Ndër te tjera, ajo tregon për kohën kur ikën nga Shqipëria, bashkë me prindërit, dhe gjërat e vetme që morën me vete, ishin rrobat e trupit.
“Në jetë, ekziston e mira dhe e keqja. Dhe besoj se e mira mbizotëron gjithmonë. Kam mësuar veçanërisht nga e kaluara ime që vetëm vendimet e tua mund të të ndalojnë. Edhe nëse çdo gjë është grumbulluar kundër jush, ka një rrugëdalje. Nëse unë mund të jetoj ëndrrat e mia, edhe ju mundeni. Unë isha thjesht një vajzë e vogël nga një familje shqiptare me ëndrra të mëdha, që erdhën në SHBA, me asgjë tjetër përveç rrobave që kishin veshur. Unë po jua them këtë sepse besoj se dhe ju mund të bëni gjithçka.”,- shkruan Ava.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/