LAJM I FUNDIT/Policia luftë me vrasësin në Vlorë, 47-vjeçari plagoset nga shkëmbimi...

LAJM I FUNDIT/Policia luftë me vrasësin në Vlorë, 47-vjeçari plagoset nga shkëmbimi i zjarrit

165
0
Shares

Një 47-vjeçar nga Vlora ka hapur zjarr ndaj forcave te policisë për t’u arratisur, në tentativë për t’i shpëtuar, por ka arritur të kapet. Burime zyrtare bejne me dije se  47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, ka mbetur  i plagosur gjatë shkëmbimit te zjarrit me forcat e policise.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:05, teksa forcat e policise ishin duke finalizuar operacionin per kapjen e tij.

Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xh.J.,, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë. Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Xh.J ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Xh.J, ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e hapur nga vetë personi, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xh.J, mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas, i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 25 vite burg për veprën “Vrasja me paramendim”.

Po ndaj këtij shtetasi, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY