Depresioni, keto jane shenjat qe jep trupi per semundjen

Depresioni, keto jane shenjat qe jep trupi per semundjen

187
0
Shares

Depresioni është një gjendje emocionale që karakterizohet nga mendimet dhe ndjenjat negative.

Shpesh është thellësisht e fshehur në mendje dhe mbetet e pa diagnostikuar, megjithëse efektet e saj rëndojnë mbi organizmin, transmeton agroweb.

Si për çdo sëmundje edhe për ato që prekin turin, parandalimi apo kurimi që në zanafillë i tyre bën diferencë të madhe në kurimin përfundimisht të saj.

Për këtë arsye në këtë artikull nga AgroWeb.org, ju shpjegojmë shenjat e para që kjo sëmundje jep në mënyrë që ta parandaloni sa më shpejt.

Si Shfaqet Depresioni

Ndër shenjat më të përhapura të kësaj sëmundje janë ndjenjat e vazhdueshme të plogështisë, mërzitjes dhe mbylljes në vetvete.

Ndonëse këto nuk janë të panjohura për të gjithë njerëzit, nëse përsëriten për javë apo muaj me radhë mund të kthehen në shqetësim.

Megjithatë jo gjithnjë shenjat e depresionit janë të tilla, ato mund të shfaqen edhe në forma të ndryshme të cilat është më e vështirë t’i veçosh.

Disa prej tyre AgroWeb.org jua rendit të shpjeguara mëposhtë.

Kequshqyerja

Këtu nuk futet vetëm tendenca për të mos ngrënë shëndetshëm, por edhe heqja dorë nga ushqimi.

Nëse ushqeheni në mënyrë të çrregullt dhe konsumoni shumë sheqerna, varja të hidrogjenizuar apo ushqime të konservuara mund të ndikojnë në rëndimin e gjendjes emocionale.

Si fillim për shkak të ndryshimeve në trup dhe sasive të mëdha të yndyrve të këqija apo karbohidrateve.

Ato ndikojnë në funksionimin e mirë të të gjithë organeve ku përfshihet edhe truri.

Si e ngrëna pa kufi, ashtu edhe frenimi për një kohë të gjatë i ushqimit mund të jenë dy shenja të hershme të depresionit.

Mjekët këshillojnë gjithnjë të ngrënit shëndetshëm dhe pastër, këtu përfshihen frutat perimet dhe çdo ushqim që përmban vitamina.

Problemet me tretjen

Janë shumë të përhapura dhe në përgjithësi janë shenja dytësore të shumë sëmundjeve.

Ndër to edhe për depresionin dhe lidhja fillon që nga simptoma e mësipërme, kequshqyerja.

Shkakton fryrje të mëdha të barkut dhe të gjithë sistemit tretës, duke sjellë edhe ndryshime të herë pas hershme të humorit.

Nëse keni fryrja dhe gazra të vazhdueshme kjo mund të jetë një shenjë e hershme e depresionit.

Problemet me gjumin

Çrregullimet e gjumit dhe depresioni janë shumë të lidhura bashkë.

Sa herë që përjetoni ankth apo mendime negative mundësitë për të fjetur të qetë janë thuajse zero.

Sigurisht që kjo mund t’ju ndodhë shumë personave në periudha të caktuara, por nëse zgjat për muaj me radhë dhe kthehet në një gjendje normale pas saj mund të fshihet depresioni.

Hipotiroidizmi

Tiroidja hipoaktive karakterizohet nga sasia e vogël e prodhimit të hormonit të tiroides.

Në shumë pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje vihen re edhe tendencat për të rënë në depresion.

Kjo lidhet sigurisht me çrregullimet në hormone dhe funksionimin jo të mirë të shumë organeve.

Hipotiroidizmi mund të shkaktojë lodhje, plogështi dhe depresion.

Mungesa e vitaminës D

Mungesa e vitaminave D dhe B12 ka një lidhje konkrete me diabetin.

Kjo jo vetëm sepse merren me shumicë nga dielli dhe aktivitet jashtë shtëpisë që për personat me depresion nuk janë të preferueshme, por edhe sepse lidhen edhe me dietën e mirë.

Gjendet vetëm tek ushqimet e shëndetshme si peshku, vezët apo mishi.

Janë përgjegjëse për forcimin e humorit të mirë, ndaj mungesa e vazhdueshme e tyre mund të shkaktohet prej një stili jetese të prekur nga depresioni.

Nëse keni disa apo të gjitha simptomat e mësipërme atëherë ndryshoni stilin tuaj të jetesës, merruni me aktivitete sportive dhe flisni me miqtë apo familjarët.

Gjithashtu edhe konsultimi me një mjek specialist është i nevojshëm dhe një ndihmë shumë e madhe.

Disa mënyra natyrale se ta evitoni këtë sëmundje mund ti gjeni në artikullin e dedikuar nga AgroWeb.org duke klikuar këtu./AgroWeb.org

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY