Të dhëna që nuk i dinit më parë: Muajt, ditët dhe orët...

Të dhëna që nuk i dinit më parë: Muajt, ditët dhe orët kur ndodhin më shumë aksidentet në Shqipëri

154
0
Shares

Në tryezën e zhvilluar ditën e sotme, policia e shtetit ka prezantuar dhe disa te dhena interesante qe ndoshta nuk i kishim ditur.

Statistikat u prezantuan nga drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu në tryezën e organizuar sot paradite për të prezantuar një analizë të situates dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuader te masave per rritjen e sigurise rrugore.

Qytetet ku ndodhin më shumë aksidentet me vdekje  

Tirana me 50 viktima

Durrësi me 34 viktima

Fieri me 32 viktima

“Këto janë qytete që kanë popullsi më të madhe dhe arterie kryesore që përdoren masivisht nga përdoruesit e rrugës. Shqipëria ka 72 të vrarë për 1 mijë banorë, ndërkohë disa vende të BE-së, si Polonia Kroacia dhe Rumania kanë një mesatare më të madhe vdekshmërie. Ndërsa në Gjermani janë 38 të vrarë për 1000 banorë” 

Muajt kur ndodhin më shumë aksidente

Në Gusht 152 aksidente

Në Qershor 131 aksidente

Në Dhjetor 135 aksidente

Numri më i madh i të vrarëve në rrugë

Në Qershor  26 të vrarë

Në Tetor  25 të vrarë

Në Korrik numri më i madh i të plagosurve rëndë

Ditët kur ndodhin më shumë aksidente

Të hënën 233 aksidente

Të premten 230 aksidente

Të dielën 214 aksidente

 Oraret kur ndodin aksidentet 

Ora 08:00 – 12:00 paradite

Ora 14:00 – 17:00 pasdite

Ku ndodhin aksidentet?

Në rrugë lokale 188 aksidente

Në rrugë urbane dytësore 399 aksidente

Në rrugë urbane kryesore 426 aksidente

Në rrugë interurbane dytësore 299 aksidente

Në rrugë interurbane kryesore 150 aksidente

Në autostrada 31 aksidente

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY