Nuk justifikoi duplexin dhe motorin e bashkëshortit, shkarkohet gjyqtarja e Posaçme, ishte...

Nuk justifikoi duplexin dhe motorin e bashkëshortit, shkarkohet gjyqtarja e Posaçme, ishte pezulluar dhe në 2009-tën

114
0
Shares

Një tjetër gjyqtar ngec në rrjetën e vettingut. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar Marsela Balili, e cila është shkarkuar sot nga detyra nga KPK.

Marsela Balili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si gjyqtare në Gjykatën e Vlorës. Në vitin 2004, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 2009.

Me vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Balilit iu hoq imuniteti dhe u pezullua nga detyra në vitin 2009, pasi Prokuroria nisi një procedim penal ndaj saj dhe bashkëshortit prokuror, Aleksandër Plepi për veprën penale të korrupsionit.

Në fund të procesit, Balili u shpall e pafajshme ndërsa bashkëshorti i saj u dënua me 1 vit burg. Marsela Balili u rikthye në sistemin e drejtësisë me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 2017 si gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pas shkrirjes së kësaj gjykate, ajo u caktua përkohësisht anëtare e Gjykatës së Posaçme deri në marrjen e një vendimi nga institucionet e vetingut.

KPK nxorri probleme me pasurinë

Në fillim të seancës dëgjimore, e cila u mbaj disa ditë më parë, Balili i paraqiti Komisionit dy kërkesa të drejtëpërdrejta. Ajo shpjegoi se kishte siguruar një dokument me vulë apostile për punësimin e prindërve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA dhe se ishte në pritje të një dokumenti tjetër nga Gjermania që, sipas saj, vërteton se tezja e bashkëshortit ushtron aktivitet privat në atë shtet.

Balili kërkoi të merreshin parasysh edhe të ardhurat e saj si pedagoge e jashtme dhe pagat e bashkëshortit si jurist në Bashkinë e Tiranës. Ajo tha se do të depozitonte edhe një listë me shkrim dore të dhuratave që i ishin dhënë nga familjarët për fëmijët dhe me rastin e lidhjes martesore me bashkëshortin dhe kërkoi riçeljen e hetimit për pasurinë.

Trupa gjykuese e KPK vendosi të administrojë dokumentacionin e ri, ndërsa i kërkoi gjyqtares Balili që dokumentet që pritet të vijnë t’i dërgojë të skanuara. KPK e rrëzoi kërkesën tjetër për rihapjen e hetimit për figurën dhe profesionalizmin, duke argumentuar se kjo gjë mund të ndodhte vetëm pasi Balili të provonte të kundërtën e rezultateve të hetimit për kriterin e pasurisë.

Gjithashtu është identifiukuar mospërputhje e deklarimeve për çmimin dhe mosdeklarimi në vitin 2012 i një motoçiklete për përdorim vetjak në emër të bashkëshortit, blerë për 140 mijë lekë.

Për një apartament duplex me sipërfaqe 196 m2 të blerë në vitin 2012 në Komunën e Parisit në Tiranë për vlerën 125 mijë euro, Komisioni identifikoi mospërputhje të deklarimeve me dokumentacionin e administruar, mungesë burimesh të ligjshme dhe përfitimin me një vlerë më të ulët nga ai i tregut.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY