“Ishin 2 burra, njëri kishte pistoletë”, dhunohet dhe i priten flokët gruas...

“Ishin 2 burra, njëri kishte pistoletë”, dhunohet dhe i priten flokët gruas shtatzënë në Librazhd

116
0
Shares

Një ngjarje e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne qytetin e Librazhdit, e cila ka prekur dhe nje familje.

Sipas burimeve të “Faxweb.al”, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e familjes Gega dhe kanë dhunuar familjarët. Mësohet se pre e dhunës ka rënë e zonja e shtëpisë, Jetmira Gega, e cila është edhe shtatzënë.

Ajo ka qenë në shtëpi bashkë me dy fëmijët e saj në momentin që maskat kanë mësyrë brenda. Burimet bëjnë me dije se personat e maskuar kanë dhunuar dhe i kanë prerë flokët Jetmira Gegës. Bashkëshorti i saj nuk ishte në banesë në momentin e ngjarjes, pasi punon roje në një HEC.

Jetmira Gega fillimisht ka njoftuar kryeplakun e fshatit për ngjarjen, ndërsa në banesë janë paraqitur edhe forcat e policisë.

Gega është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa i është marrë edhe dëshmia. “Ishin dy burra, ishin të gjatë mbanin maska. Njëri prej tyre kishte edhe pistoletë”, mësohet të ketë thënë Jetmira Gega.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY