Nis punë reforma zgjedhore jashtë parlamentit, Bylykbashi: Nuk perjashtojme asnje ceshtje

Nis punë reforma zgjedhore jashtë parlamentit, Bylykbashi: Nuk perjashtojme asnje ceshtje

97
0
Shares

Ka nisur sot punë reforma zgjedhore jashtë parlamentit ndersa perfaqesuesi i opozites ne keshillin politik Ord Bylykbashi tregoo prioritetet. “Nisim me prioritetet e OSBE/ODIHR, nuk përjashtohet asnjë çështje“, tha Bylykbashi i pyetuar nga gazetaret.

Deklaratat e Bylykbashit:

Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e refomës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që pëpruthet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR:

lufta kundër shitblerjes së votës
presioni mbi zgjedhësit presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administratës abuzimi me burimet shtetërore manipulimi i listave
keqpërdorimi i policisë së shtetit
cënimi i sekretit të votës dhe i lirisë së votës.

Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it.

Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit.

Pyetje: Zoti Bylykbashki do të pranoni që kjo reformë të miratohet nga një kuvend që ju e quani ilegjiti dhe për të cilin keni protestuar?

Oerd Bylykbashi: Unë nuk kam çtë shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit. Aty bëhet shumë e qartë – Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me consensus, pa asnjë ndryshim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY