Prova per fiktivitetin e analizave te check up, sa eshte abuzimi ne...

Prova per fiktivitetin e analizave te check up, sa eshte abuzimi ne euro

89
0
Shares

Ish deputetja Albana Vokshi deklaroi sot se Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up. Duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019, deklaroi sot Albana Vokshi.

Deklarata e Vokshit:

Qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin dhe të ngjashmit e saj, duke vjedhur shqiptarët.

Rasti i #CheckUp nuk është sukses, siç pretendon ministrja e Ramës, por është hajdutëri, është babëzi.

Mijëra analiza check up nuk ka dyshim që janë fiktive. Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up.

Më e rëndësishmja është që duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019.

Përpara shëndetit të shqiptarëve janë paratë, është pasurimi i paligjshëm i qeveritarëve, Vilma Nushit dhe veglave të tyre. Vjedhja e hajdutëve të qeverisë dhe klientëve të tyre, lë pa pagesa shtresat e varfra, personat më të pamundur, ata me aftësi ndryshe dhe invalidët.

Koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga #SPAK.

Edi Rama dhe kushdo që ka përfituar prej vendimeve të tij abuzive duhen hetuar dhe të çohet para drejtësisë.

Paratë e vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin dhe të ngjashmit e saj, duke vjedhur shqiptarët….

Publiée par Albana Vokshi sur Jeudi 16 janvier 2020

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY