VIDEO/Operacion i madh nga forcat italiane për të shpëtuar peshkatarin vlonjat, bllokohet...

VIDEO/Operacion i madh nga forcat italiane për të shpëtuar peshkatarin vlonjat, bllokohet në mes të detit

98
0
Shares

Një peshkatar shqiptar është shpëtuar nga Roja Bregdetare italiane në kanalin e Otrantos, pasi motori i barkës së tij pësoi avari dje rreth orës 14:30.

Peshkatari ishte nisur për peshk nga Vlora mbrëmjen e së martës me një barkë druri pesë metra të gjatë, pa instrumente nautike dhe gjendej 25 milje larg bregut të Otrantos, ndërkohë që kushtet e motit ishin përkeqësuar.

Kërkimet prej disa orësh rezultuan pa suksese e vetëm rreth orës 17.30 roja operative bregdetare e Barti është vënë në kontakt telefonik me 50 vjeçarin shqiptar.

Menjëherë ështe aktivizuar dhe reparti ajor i rojes bregdetare duke mundësuar identifikimin e shpëtimin e 50 vjeçarit shqiptar.

Ai ka rrëfyer se është nisur nga Vlora për të peshkuar dhe se motorri kishte pësuar defekt gjatë lundrimit. Shqiptari ishte psikologjikisht i rënduar, i preokupuar për detin mjaft të trazuar e me dallgë i cili kishte vënë në rrezik jetën e tij.

Alarmi u dha nga centrali operativ i Rojës Bregdetare në Romë që i ngarkoi menjëherë operacionin e shpëtimit Drejtorisë Detare të Barit, e cila nxori në det motovedetat CP 886 nga Santa Maria di Leuca edhe CP 768 nga Otranto. Nga njësia ajrore e Rojës Bregdetare të Katanias u nis edhe helikopteri ATR 42 Manta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY