BLEDI KASMI/Lideri global në Prishtinë

BLEDI KASMI/Lideri global në Prishtinë

65
0
Shares

Nga Bledi Kasmi

“As në forumin e Beogradit e as në Nish ku mori pjesë Kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk ka pasur kurrfarë marrëveshjeje as verbale e as të nënshkruar me Kryeministrin tonë Vuçiç, gjegjësisht mes Beogradit dhe Tiranës për njohjen e diplomave të studentëve nga Lugina e Preshevës, Medgjeva e Bujanovci, të diplomuar në Shqipëri”.

Kjo ka qenë deklarata e djeshme e shefes së kabinetit të qeverisë serbe, Suzana Vasileviç për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”. Të dyja vizitat e Ramës në Beograd kanë qenë të pista. Po përse Rama detyrohet të gënjejë? Gënjen për diplomat e studentëve, gënjen për nënshkrimin e rrugës që mënjanon Kosovën, gënjen kur merr pozat e çlirimtarit të zgjidhjes së problemit të Trepçes apo kur përmend emrin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Thaçi.

Rama kërkon të jetë një faktor në zhvillimet mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është një e drejtë e tij politike. Ai synon që të fokusojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar tek vetja për qëllime të përfitimit personal, duke treguar se ai mund të zgjidhë ato probleme politike, të cilat nuk mund t’i zgjidhë as BE dhe as SHBA mes Prishtinës dhe Beogradit. Fundja përse është ai lider global ?

Për të luajtur një rol të tillë duhet të kesh besueshmërinë e të dy palëve. Rama duket se ka fituar simpati në Beograd, por pas vizitës së fundit i ka humbur ato në Kosovë. Drejtori i Qendrës për Rajonalizmin në Beograd, Aleksandër Popov deklaroi pas vizitës së Ramës në Beograd se ai mund të jetë ndërmjetës në dialogun e Brukselit me Prishtinën. Në të njëjtën ditë kur vinte një deklaratë e tillë nga Beogradi, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hoxhaj tha se i beson rolit të SHBA dhe BE-së.

Vizita e djeshme e Ramës me nxitim drejt Prishtinës ka një tjetër qëllim. Rama mendon se mund të ndikojë në gjetjen e një zgjidhjeje mbi Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi që do të votohet sot në Parlamentin e Kosovës. Takimi i djeshëm mes partive në qeveri me ato të opozitës nuk ka prodhur një konsensus mes palëve.

Roli i Tiranës zyrtare në këtë proces do të ishte i mirëpritur, pasi kjo është edhe një nga kërkesat kryesore të Brukselit për afrimin e mëtejshëm të Kosovës në BE dhe në realizimin e lëvizjes së lirë për shqiptarët e Kosovës. Mirëpo Rama shkoi dje në Prishtinë me kredenciale të rrënuara nga pazaret e pista në Beograd. Vetë udhëtimi i Ramës në Prishtinë me një makinë të blinduar dhe i veshur me jelek antiplumb të krijonte përshtypjen se në Prishtinë nuk kishte mbërritur Kryeministri i Shqipërisë, por i dërguari i Serbisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY