VIDEO/Vihet në pranga shoferi i një autobusi në Portin e Durrësit, fshihte...

VIDEO/Vihet në pranga shoferi i një autobusi në Portin e Durrësit, fshihte dokumenta me rëndësi poshtë timonit

149
0
Shares

Policia Kufitare bllokon disa pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke të falsifikuara. Sipas policisë, në pranga ka rënë 42-vjeçari, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në zbatim të planit operacional policor “Start” kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M, 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Port, DurrësPolicia Kufitare bllokon në port pasaporta, karta identiteti, karta shëndeti dhe karta banke të falsifikuara.Vihet në pranga 42-vjeçari, drejtues i autobusit ku u gjetën të fshehura dokumentet e falsifikuara.Goditja, në kuadër të operacionit policor “Start”, zhvilluar nga Policia Kufitare e Portit Durrës, në bashkëpunim Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës. Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në zbatim të planit operacional policor “Start” kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në autobusët në dalje të Republikës së Shqipërisë.Gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, në autobusin me drejtues shtetasin R. M, 42 vjeç, banues në Shijak, poshtë timonit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura 4 pasaporta çeke, 4 karta identiteti çeke, 2 leje drejtimi automjeti çeke dhe 2 karta bankare dhe shëndeti çeke, të dyshuara të falsifikuara.Në përfundim të veprimeve, specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 16 janvier 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY